Fundamenti

Trajneri i KK “Agim Ramadani”, Shkëlzen Balaj, zgjidhet nënkryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Federatës së Karatesë së Kosovës, është bërë përzgjedhja e strukturave të reja të kësaj federate. Nën monitorimin MKRS e KOK dhe të delegatve, besimi për kryetar i është dhënën Besart Barutit, ndërsa nënkryetar është zgjedhur Shkëlzen Balaj e Ismajl Fazliu.

Poashtu, në këtë Kuvend të Jashtëzakonshëm janë përzgjedhur të gjitha strukturat udhëheqëse të kësaj federate.

Nënkryetari i ri i zgjedhur, nga Klubi i Karatesë “Agim Ramadani” nga Gjilani, Shkëlzen Balaj, i cili ka një karrierë të pasur plot 33 vite merret me karate, dhe tani e 15 vite ushtron zejen e trajnerit, ka bërë të ditur se në Federatën e Karatesë së Kosovës, po hapet një kapitull i ri drejt sukseseve.

GRANDEMALL

“Me këtë përzgjedhje të kryesisë, anëtarëve e bordin shoh një perspektivë të madhe për vetë Federatën e poashtu edhe për çdo klub të Karatesë së Kosovës. Të gjithë janë njerëz të dëshmuar dhe së bashku me projektet e reja të cilat do ti formojmë, shpresoj se sporti i karatesë do të udhëton drejt binarëve të duhur si në sportin vendor poashtu dhe ndërkombëtare”, thekson nënkryetari i FKK-së, Shkëlzen Balaj.

Nënkryetari i ri Balaj, ka njoftuar se për të gjitha klubet e Kosovës kjo kryesi do të jetë një adresë për të mirën e çdo klubi e karateisti. “Adresa e vetme e çdo klubi është Federata, e cila për çdo kërkesë nga karateisti apo klubi do të jetë në shërbim të tyre, ndërsa ky vit i ri për karatenë e Kosovës uroj të jetë një vit i sukseseve, ku së bashku do t’ju gëzohemi sukseseve të çdo karateisti e klubi”.

Siç ka njoftuar nënkryetari i FKK, Shkëlzen Balaj, i cili njeherit është edhe trajner i KK “Agim Ramadani”, në fillim të muajit Maj, KK “Agim Ramadani”, do të jetë nikoqirë i turneut të madh të karatesë ku pritet të jenë rreth 700 karateistë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.