RCCOLA

Trajneri i KK “Agim Ramadani”, Shkëlzen Balaj krenar me mbajtjen e turnirit “Ditët e Agimit”

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Trajneri i KK “Agim Ramadani”, i cili ishte nikoqir i mbajtjes së Turneut Ndërkombëtar “Ditët e Agimit”, ndihet krenar me klubin e tij të cilët me notën më të lartë e organizuan këtë turne me 50 klube pjesëmarrëse e me 365 garues, ku u paraqitën me 478 luftëra.

Pjesëmarrës në këtë turne ishin karateistët nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi , Maqedonia e Veriut e Lugina e Preshevës.

Trajneri Shkëlzen Balaj ka qenë i mahnitur me përformancën e karateistëve, por edhe me shikuesit.
“Ishte nderë i veçantë të kesh në gara kaq numër të madh të karateistëve, por edhe të shikuesve. Secili në mënyrën e vet ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, poashtu një falënderim i shkon edhe Federatës së Karatesë së Kosovës, së bashku me referët dhe stafin e Federatës, të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm me ndarjen e drejtësisë, çka është për lëvdatë”.

Balaj ka theksuar se është krenar që është pjesë e një klubi me emrin e heroit të madh “Agim Ramadani”.
“Ndihemi jashtëzakonisht tepër të privilegjuar që klubi ynë mbanë emrin e heroit kombëtar Agim Ramadani. Ky turnir i karatesë ishte nderë i jashtëzakonshëm dhe me plot emocione, pasi kishim mysafirë edhe familjarët e heroit Agim Ramadani të cilët na sollën plot adrenalinë e krenari, që me emrin e heroit karateistë nga shumë shtete po nderonin jetën e veprën e Agim Ramadanit”.

Mobi Casa

Në mesin e shumë mysafireve kishte edhe luftëtarë të cilët së bashku me heroin Agim Ramadani luftuan për këto ditë të lirisë qe ti nderojmë me veprat e tyre
“Kishim emocione të veçanta por këto emocione ishin të krenarisë e të lavdisë që në mesin tonë ishin edhe bashkëluftëtarët e heroit Agim Ramadani, siç ishte gjenerali Rrustem Berisha e shumë personalitete të shumta që na bënë edhe më madhështore këtë turne”, thekson trajneri Balaj.

Trajneri Shkëlzen Balaj ka theksuar se ky turne i parë i cili u organizuar do të jetë nën-ombrellën e FKK-së, dhe garuesit do të marrin pike, ndërsa për turneun e dytë i cili do të mbahet pas një viti ka premtuar se do të jetë edhe më spektakolar.

Poashtu, trajneri Balaj ka falënderuar çdo pjesëmarrës të këtij turneu që ka kontribuar që në mënyrë madhështore të përmbyllet me fjalët e heroit Agim Ramadani- Katana:
“Mu shterrshin sytë nëse pushoj Lirinë tënde me ëndërru, mallku qoftë gjaku im nëse më vrasin pa luftue”. /rajonipress/