ARKATANA

Trajneri i Fenerbahçes, Yanal: Me Muriqin kam zgjidhur problemet me sulmin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Vedat Muriqi ka pasur paraqitje të mira gjatë fazës para sezonale me ekipin e ri të Fenerbahçes.

Reprezentuesi i Kosovës gjatë afatit kalimtar të verës ka kaluar në radhët e klubit stambollas pas një viti të jashtëzakonshëm me Rizesporin, ku ka realizuar 17 gola dhe ka pasur tetë asistime.

Kjo ka bërë që ta vlerësojë lartë edhe trajneri i klubit, Ersun Yanal, i cili ka dhënë një raport për zyrtarët e klubit.

ARKATANA

Ai u ka kërkua zyrtarëve të ekipit vetëm dy transferime në fazën e mbrojtjes dhe se problemet për fazën e sulmit tashmë i ka zgjedhur me shqiptarin.

“Ka një përgatitje fantastike fizike. Di ta mbroj topin. Di të luajë mirë me kokë. Për një lojtar të gjatë nuk është e zakonshme të ketë kualitet të mira në pasime. Më parë kam kërkuar edhe një lojtar si partner me Muriqin, por tani dua një lojtar alternativ për lojtarin”, ka pohuar strategu.

Ndryshe, 25-vjeçari në gjashtë ndeshjet miqësore ka realizuar tri gola dhe ka pasur një asistim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.