Mobi Casa

Trajneri i Arsenalit e mbron Xhakën, përkundër “gabimeve”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e shfaqi mbështetjen e tij për Granit Xhakën, pasi mesfushori e shkaktoi një penallti të panevojshme në përballjen mes Arsenalit dhe Tottenhamit më herët në shtator.

Skuadra e Unai Emeryt kishte qenë duke humbur qysh pas dhjetë minutash lojë, falë një goli të Christian Eriksenit. Tottenhami e dyfishoi epërsinë 30 minuta më vonë, kur Granit Xhaka e faulloi Heung-min Son në zonën e 16-metërshit, transmeton Gazeta Express.

Harry Kane e konvertoi penalltinë para se Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang ta kthente Arsenalin në lojë. Ndeshja përfundoi me rezultat 2:2, mirëpo një paraqitje më e mirë nga Xhaka do të ndikonte që ndeshja të ishte më pozitive për Arsenalin.

Eco Higjiena

Megjithatë, Emery beson se mesfushori me pasaportë zvicerane e pati një ndeshje të mirë, përkundër atij incidenti, dhe ai e mbështeti lojtarin e tij për t’u përmirësuar në Arsenal dhe t’i zvogëlojë gabimet e tilla.

“Ne po flisnim këtë mëngjes. Bëje një gabim, kuptoje gabimin, mëso nga ai, përmirësoje dhe përsërite me sukses. Ne mund të flasim për gabimet e çdo lojtari në çdo seancë stërvitore dhe çdo ndeshje”, ka thënë Emery.

“Por, ne më të vërtetë s’mund të kemi më shuam gabime të tilla sepse ata shënojnë gol kundër nesh ose ne mund të mos shënojmë pastaj. Por, unë jam përqendruar në gjërat e mira. Xhaka e ka një karakter të madh dhe ai është shumë i rëndësishëm për ne”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.