Uji Dea

Trajneri Franck Bettulat ligjëron në shtetin e Senegalit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Trajneri me prejardhje shqiptare nga Gjilani, Franck Bettulat, i cili jeton dhe vepron në Lyon të Francës, çdo ditë e më tepër po bëhet i kërkuar në arenën botërore të futbollit.

Bettulat këto ditë ka marrë një ftesë nga Federata e Futbollit të Senegalit, që të ju ligjëron trajnerëve të Superligës së Senagalit nga 30 nëntori gjerë me 20 dhjetor në qytetin e Dakarit.

“Ne kemi kontakte me shumë Federata evropiane e botërore, poashtu edhe me shumë trajner të klubeve të mëdha, por kësaj radhe Federata e Senegalit është e interesuar që për 20 ditë të jem pjesë e tyre për të parë nga afër cilësinë e trajnerëve të shtetit të Senegalit”, ka bërë të ditur Bettulat.

Hidromorava

Trajneri me prejardhje nga Gjilani, Bettulat, ka bërë të ditur numrin e trajnerëve pjesëmarrës dhe ushtrimet të cilat do të zbatohen për 20 ditë me radhë.
“Edhe pse ka pas interesim të jashtëzakonshëm në pjesëmarrjen e ligjëratave jemi akorduar që numri i trajnerëve të jetë 32 pjesëmarrës, ndërsa gjatë seminareve do të kemi 32 orë ligjërata se si zbatohet loja e futbollit në mënyrë profesionale, dhe 32 orë do të kemi punë praktike se si zbatohen teknikat gjatë një ndeshje dhe përgatitjen e futbollistëve gjatë seancave stërvitore, dhe në fund të gjithë trajnerët nën mbikëqyrjen e Federatës së Senegalit do të certifikohen me diploma e mirënjohje të posaçme”.

Trajneri Bettulat i cili bo bën karrierë në skuadrën e Lyonit të Francës, ka theksuar se nga afër do ti teston edhe disa futbollist cilësor për t’ju hap karrierën futbollistike në Evropë ndërsa është në bisedime me disa klube të Kosovës për të sjell ndonjë futbollist të cilësisë së lartë./rajonipress/