Uji Dea

Trajneri Emin Bajrami jep dorëheqje nga Bashkimi i Koretinit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Njëri ndër trajnerët më të mirë në Ligën e Dytë të Kosovës, Emin Bajrami, i cili kishte marrë për ta udhëhequr skuadrën e Bashkimit të Koretinit ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Bajrami ishte pjesë e Bashkimit nga fillimi i kampionatit të Ligës së Dytë, dhe kishte synime të qarta për ta rikthyer Bashkimin në Ligën e Parë.

Trajneri Emin Bajrami konsiderohej njëri ndër trajnerët më të mirë në Ligën e Dytë, por për shkak të arsyeve personale ai ka pushuar të drejtoj Bashkimin pas 10 javëve të zhvilluara.

UBT

Edhe vet trajneri Bajrami ka bërë të ditur se që nga ndeshje me Fushë Kosovën në javën e 10-të, më nuk do të jetë në pankinën e Bashkimit të Koretinit.
“Më vjen shumë keq që nuk do të jem më pjesë e Bashkimit për arsye personale, kemi pasur vullnet të mirë që këtë skuadër ta rikthejmë në Ligën e Parë, e komponuam skuadrën ashtu siç duhet me disa futbollist të rinjë dhe pas 10 javëve ishim në pjesën e sipërme të tabelës, por familja është mbi të gjitha dhe jam i detyruar të largohem, Bashkimit i dëshiroj suksese të mëdha në vazhdim të kampionatit”, ka bërë të ditur trajneri Emin Bajrami.

Bashkimi pas 10 javëve të zhvilluara renditet në pozitën e 5 me 19 pikë të tubuara katër pikë më pak se Fushë Kosova e cila i prinë tabelës në Ligën e Dytë të futbollit të Kosovës./rajonipress/