RCCOLA

Trajneri Brezart Ismaili largohet nga U17 e SC Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Pas 5 vite në kategoritë e reja tek SC Gjilani, Brezart Ismaili, ka dhënë dorëheqja nga pozita si trajner i kadetëve tek SC Gjilani. Përmes një postimi në facebook, Ismaili, ka falënderuar të gjithë ata që i besuan punën deri tani.

Postimi i plotë nga Ismaili:

Faleminderit SC Gjilani! Faleminderit Florim Zuka, Naser Ajeti! Faleminderit koleg për raportet që patëm! Fillova me falënderime pasi çdo kapitull duhet të përfundojë me pozitivitet.

Sot luajtëm ndeshjen hapëse të sezonit pranveror të superligës së kadetëve në kuadër të javës së 16-të.

Fatkeqësisht nuk arritëm të merrnim atë që i caktova vetes, prandaj pas ndeshjes dhashë dorëheqje të padiskutueshme.

Lirova vend për energji të reja dhe ndjej se më duhet një hap prapa në punën, profesionin dhe pasionin tim si trajner.

Mobi Casa

Ndjej se i kam borxh vetes në disa aspekte, pasi e dini si është futbolli, një proces që nuk ndalet kurrë. Edhe kur luaja si futbollist aktiv në grupmosha, mendja ime ishte gjithmonë tek puna e trajnerit, si po e bëjnë këtë dhe si po e bëjnë atë, dhe për këtë jam i lumtur që arrita të përjetoj këtë përvojë.

Mund të them se ka ndryshuar jetën time, duke më kompletuar mua si person. Para se të filloja dhe kur fillova, kisha shumë ide, por vetëm ide, të paprovuara dhe vetëm në letër. Tani pas 5 vitesh fillimisht po dal si burrë sepse atëherë isha i ri, por gjithashtu po dal edhe me ide te testuara, ide te qarta, me besimin se idetë qe kisha nuk ishin te kota, dhe besa tani janë edhe me shume të perfeksionuara. Gjatë këtyre 5 viteve kam kaluar nëpër gjenerata: U8, U10, U13, U15 dhe tani U17.

Gjithashtu isha i pranishëm në stërvitje për rreth 4 muaj edhe në sezonin 2019-2020, kur ishim nënkampionë me ekipin e parë. Përvojë e mahnitshme dhe një përvoje speciale për mua si trajner dhe si personalitet.

Tani do të fokusohem tek vetja, kjo nuk do të thotë se epoka ime si trajner ka mbaruar pasi ky është vetëm fillimi, unë do të vazhdoj te edukohem edhe më shumë dhe ky rrugëtim do të vazhdojë.
5 vite
90 ndeshje
53 Fitore
12 Barazime
27 Humbje
1 Trofe

Faleminderit edhe një herë të gjithëve, ju dua të gjithë ju njerëz të sportit. Këtë shkrim po e përmbylli me këtë thënie. “Gjithmonë mbyllet një kapitull për të nisur një tjetër”.

Me respekt dhe dashuri, Brezi! 05.03.2023