KKVITI

Trajneri Adil Maliqi licencohet me Licencën A

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-futbollisti dhe trajneri i dëshmuar, Adil Maliqi nga Busavata e Kamenicës i cili jeton e vepron në Zvicër, pasi një trajnimi mbi një muaj është licencuar në shtetin e Shqipërisë si trajner me Licencë A.

Maliqi në vitin e kaluar kishte përfunduar me shumë sukses Licencën B.

Në këtë kurs Maliqi ka treguar njohuri të madhe të futbollit, duke dëshmuar se futbollit shqiptar po i vjen një trajner mjaft i talentuar e me perspektiv.

United Hospital

Trajneri Adil Maliqi gjatë karrierës së tij si trajner ka udhëhequr disa skuadra Zvicrane me mjaft sukses, ndërsa dëshira e tij është që një ditë gjithë potencialin e tij ta shpreh në futbollin e Kosovës.
“Jam shume i lumtur që kam arritur të përfundoj edhe këtë cikël të trajnerit, i cili ka qenë shumë profesional me trajnera profesional dhe nga zemra i falënderoj të gjithë, si për mikpritjen një ashtu edhe punën profesionale që kanë bërë udhëheqësit e këtij seminari, ndërsa në të ardhmen do të përfundoj edhe licencën profi”, thotë Maliqi.

Maliqi ka bërë të ditur se ëndrra e tij është që një ditë potencialin e tij ta shpreh në klubet e Kosovës.
“Ëndrra ime është që një ditë tërë dijen time ta jep tek skuadrat kosovare tek futbollistët e Kosovës, që një dit të krenohemi me rezultatet e arritura pasiqë gjaku ynë rrjedh vetëm shqip dhe jemi të lidhur me vendin e gjyshërve e stërgjyshërve tanë”, ka deklaruar trajneri me perspektivë nga Zvicra, Adil Maliqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.