Fundamenti

Tragjedia në Drenas: Enkelina dhe Anjeza vdiqën të kapura dorë për dore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Të shtrira dorë për dore, humbin jetën edhe dy engjëj, nga goditja në stacionin e trenit në Drenas. Të lidhura ashtu që as vdekja të mos i ndajë. Kështu ishin Enkelina dhe Anjeza Gjinovci, të cilat humbën jetën sot nga goditja e lokomotivës së trenit në Drenas. Ato as pas goditjes nuk i kanë lëshuar dorën njëra-tjetrës.

Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para ditës, më saktë rreth orës 10:30 ku si pasojë e shpejtësisë së madhe të lokomotivës së trenit, humbën jetën Enkelina dhe Anjeza Gjinovci, të dyja të moshës 11 vjeçare.

Enkelina ka vdekur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa gjysmë ore më pas ka ndërruar jetë, në spitalin e Drenasit, edhe vajza e axhës së saj Anjeza.

Ngjarja më së shumi ka goditur prindërit e vajzave, të cilët nuk janë në gjendje të japin ndonjë koment për fatkeqësinë e tyre.

ARKATANA

Ndërkaq daja i Enkelinës, Arsim Mehmeti, thotë se dhimbja është e madhe por i vetmi ngushëllim që ju mbetet si familjarë është se vdekja vjen nga Zoti. Ai u bën apel organeve kompetente që sa më shpejtë të bëjnë një zgjidhje për këtë vendkalim, në mënyrë që të parandalohen tragjedi të tjera.

E në anën tjetër qytetarët e Drenasit, me theks të veçantë banorët e asaj lagjeje janë të prekur thellë e madje edhe të frustruar me ndodhinë. Kjo për shkak se siç thonë ata, kanë bërë kërkesë tek Hekurudhat e Kosovës disa herë, për ndërtimin e një vendkalimi për këtë lagje pasi që i madh e i vogël po e rrezikon jetën me të kaluar në këtë pjesë. E vetmja përgjigje që u është kthyer për këtë kërkesë është se e kanë në projekt, dhe do të realizohet.

“Mirëpo tash e sa kohë ky projekt nuk është realizuar,” thonë njëzëri banorët e lagjes përreth stacionit të trenit./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.