United Hospital

Tragjedia hekurudhore e Zagrebit më 1974

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Hej, tridhetë Gushti, o, hej, shtatëdhjetë e katër –
Hej, n’ zemrat tona ,more , fort na i çeli plagët !
O, i çeli plagët , o, hej, gjithmonë për jetë – e ,
Hej, kur u dha , more , haj , qaj lajm i shkret- – e !
Hej, lajm i shkretë , more , haj, u dha n’ radi – e ,
Hej thanë se ndodhi ,o, hej, nji fatkeqësi – e ,
Hej, krejt Zagrebi , o, hej, u mlue me t’ zi-e !

Hej, kur u dha , more , haj , qaj lajmi i parë –
Treni i shpejtë , more, n’ Zagreb kur asht ardhë ,
Prej binareve me shpejtësi ka dalë –
Haj, humbën jetën sonte shumë udhëtarë !

Hej, treni i shpejtë , haj,more , me motor –
Jo ma pak , more, se pesëqind punëtorë !
Punëtorët tonë , more , haj , me gra e fëmi’ –
Që punojshin , o, në Gjermani !
Kishin lanë, more , haj, tokë edhe shpi –
Hej, ia kanë mësy, more , haj kurbetit t’ zi -e !

Hej, në Zagreb , more, haj, shkue kur janë –
Gjumi i natës , shumë i kish pas nxanë !
Prej binareve , treni kur asht dalë –
Copa e grima n’ tana anët asht ba ,
Haj, shumë ushëtarët , more, viktima janë ra !…

Fundamenti

Hej, prej t’ gjithë vendit në ndihma janë shkue –
Jetën njerëzve , haj, me ja u shpëtue !
Tuj punue , haj, more , ditë e nat’ –
Me vullnet , more, t’ gjithë tuj ju dhanë gjak !
Në spitale shumë, more, i kanë que –
Shumë janë vdekë e ma shumë janë lëndue !…
Sa janë vdekë , more, nuk u ditke krejt –
O, veç po i gjejshin , haj , me dokument – e !…

Hej, shumë xhenazet , haj, more ,i kanë nxjerrë –
Copa – copa trupin tuj ja u mbledhë !
Tuj mbledhë duer edhe tuj mbledhë kamë ,
Zorrë e krena , o , në tjetrën anë –
Haj, shumë s’ janë dijtë , more, hiq se t’ kujna janë !…

Hej, vijnë doktorët ,haj , me i vizitue –
Shkojnë ma pyesin , haj , nji t’ zezën grue !
Në spital e mjera ishte shtrue –
Nisi mjekëve , haj , me ju kallxue :
“Unë e mjera , fjetun n’ tren jam kanë –
Shumë shpejt treni tuj shkue a kanë !
Tash nuk dijë unë , o, hiq se ku jam –
Çikën e vogël – ku ma keni lanë ,
Ah! A thue burrin tem , Zo’ ku e kam ?!”…

Hej, zunë po e pyesin , o, nji tjetër djalë –
Me plagë t’ randa ishte shtri n’ spital !
LOtët për faqesh si gurra po i shkojnë –
Prej pikllimit , haj, menxi po folë :
“Vajzë e djalë , unë , i kam pasë në dorë –
Gruen time , gjumi e pat kotë !
Si ka ndodhë , tha , unë nuk di gja –
Prej dritarës – fëmija n’ tokë m’ kanë ra ,
O, i mjeri unë , me sy ma s’i kam pa !”…

Prishtinë , 1974 vj.
Demir KRASNIQI : “JONET E ZEMRËS” – Prishtinë , 1982 vj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.