Eko Higjiena

Tragjedia e gruas që u dha bukë e ujë, atyre të cilët sot po e përgjakin Gjermaninë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Gani Sadiku – Se ka “shqiptarë” të cilët në emër të fesë islame, solidarizohen me terrorizëm nuk kisha besue.

Kur ishim ne në ankth, Gjermania dhe populli gjerman dha gjithçka për të na dalur në ndihmë, na dha bukë, ujë, qumësht. Na ngrohi, na veshi e na mbathi,. Na strehoi, na gjeti punë e na dha para për të jetuar pothuajse baras me gjermanët. Shumëkush ndërtoi edhe shtëpi në Kosovë pa punuar fare, vetëm nga solidariteti njerëzorë i kësaj Gjermanie. Por para së gjithash na dha ngrohtësi…. e shpresë…. Na i shpëtoi më të afërmit nga terrori fashist serb. Këtë nuk mundëm ta bëjmë ne, këtë nuk e bënë as vendet arabe, që villnin helm e vnerë kundër shqiptarëve.

Njëjtë bëri edhe me refugjatë sirianë. Ajo bëri atë që se ka bërë asnjë shtet qoftë edhe islamik. I shpëtoi shumë fëmijë gra e pleq, të pafajshëm që iknin prej Sirie të zhveshur e të çnjerëzuar nga ideologjitë fashiste.
A nuk është mëkat që sot të gjakoset Gjermania?
Vendi i demokracisë,!

Fundamenti

A nuk është fashizëm që të solidarizohen disa shqipfolës me terroristë nga vendet e origjinës së Kalifitit.? Është koha e fundit që shqiptarët musliman, që luten në Xhamia, që e besojnë Zotin edhe e mbajnë fenë e Muhamedit, të distancohen nga islami politik. Nuk mundet që mbi njerëzimin e civilizuar të ngadhënjejnë ideologji fashiste, të njerëzve mesjetarë. Njerëzve të cilët ende në mëngjes i lajnë sytë me shurrë devesh. Distancohuni nga kjo ideologji sepse këta që u gëzohen akteve barbare, janë vet barbarë dhe shqiptarë të klonuar e të paguar.

Ne jemi me Gjermaninë, dhe ndjejmë shumë keqardhje për viktimat e këtij akti tmerrësisht barbarë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike fetare apo racore.
Ne shqiptarët të bashkuar, duhet të lutemi për njerëzinë dhe për njerëzoren…

Duhet të lutemi për civilizimin e demokracinë por para së gjithash të lutemi me dhimbje në shpirt e me lot në sy, për engjujt që ikën ende pa e shijuar rininë, ende pa bërë kurrfarë mëkati. Gjermania duhet të mësojë se e mira dhe drejtësia ndaj të ligjve, din edhe të hakmerret.