FIDANISHTJA

Tragjedi në Gjilan: Ndërron jetë fëmija i lënduar rëndë pas rrëzimit nga trotineti elektrik

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka përfunduar tragjikisht në Gjilan, pasi një fëmijë që kishte pësuar lëndime të rënda nga rrëzimi me trotinet elektrik ka ndërruar jetë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur më 8 qershor 2026, rreth orës 13:10, në rrugën “Pajazit Nushi” në Gjilan, ku viktima, një fëmijë mashkull kosovar, ishte rrëzuar nga trotineti elektrik duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Pas aksidentit, ai ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku përkundër përpjekjeve të personelit shëndetësor për t’i shpëtuar jetën, më 20 qershor 2026 është konfirmuar vdekja e tij.

Uji Dea

Lajmi për humbjen e jetës së fëmijës ka tronditur familjen, të afërmit dhe qytetarët, duke rikthyer në vëmendje rëndësinë e masave të sigurisë gjatë përdorimit të trotinetëve elektrikë dhe mjeteve të tjera të lëvizshmërisë individuale.

Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve për ceremonitë mortore, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente sipas procedurave ligjore.

Ky rast tragjik shërben si një thirrje për kujdes të shtuar nga prindërit dhe institucionet përkatëse në garantimin e sigurisë së fëmijëve gjatë përdorimit të mjeteve elektrike në hapësirat publike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.