Fundamenti

Tragjedi në Dobërqan të Gjilanit: 75-vjeçari humb jetën në bunar teksa po e pastronte, nisin hetimet për rrethanat e rastit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së dielës fshatin Dobërqan të Gjilanit, ku një 75-vjeçar ka humbur jetën pasi kishte hyrë në një bunar për ta pastruar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se Policia e Kosovës ka pranuar informatën rreth orës 14:23, ndërsa njësitet patrulluese kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot, rreth orës 14:23, Policia në Gjilan ka pranuar një thirrje lidhur me një rast në fshatin Dobërqan. Njësitet patrulluese me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para është dyshuar se një person kishte rënë në një bunar derisa ishte duke e pastruar atë”, deklaroi Hashani.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe ekipet e Njësisë së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilat kanë bërë zbrazjen e bunarit për të mundësuar nxjerrjen e viktimës.

Uji Dea

“Zjarrfikësit kanë bërë zbrazjen e bunarit dhe prej aty është tërhequr trupi i pajetë i viktimës. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit, i lindur në vitin 1951”, bëri të ditur zëdhënësi i policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit rajonalë dhe ekspertët e forenzikës, të cilët kanë nisur ekzaminimin e vendit të ngjarjes për të sqaruar rrethanat e kësaj tragjedie.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat që çuan në humbjen tragjike të jetës së 75-vjeçarit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.