ARKATANA

Trafikonte fëmijë drejt Italisë, arrestohet 45 vjeçarja shqiptare

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Policia e Peskarës arrestoi 45 vjeçaren Xhuljeta Petalli, pasi ajo ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit e Akuilës me 2 vjet dhe 11 muaj burg për trafik klandestinësh dhe skllavërim fëmijësh.

Në vitin 2002 policia e qytetit të Peskarës arriti të zbulojë një rrjet trafikantësh italo-shqiptarë, që merrej me dërgimin në mënyrë klandestine të fëmijëve shqiptarë në Itali.

Policia arriti të identifikojë 67 fëmijë të dërguar ilegalisht në Itali. Nisja e fëmijëve bëhej me traget nga porti i Durrësit. Fëmijët shoqëroheshin nga çifti Petalli në drejtim të Barit dhe Ankonës.

Hidromorava

Rreth 30 prej tyre ishin dërguar ilegalisht në Itali për t’u bashkuar me familjarët e tyre, që gjithashtu jetonin pa dokumenta në Itali. Disa fëmijë ishin adoptuar në mënyrë të kundërligjshme nga çifte italiane pa fëmijë, ndërsa më fatkeqët thjesht u ishin shitur organizatave kriminale shqiptare për t’u përdorur në Itali si lypësa, hajdutë apo për të kënaqur epshet e pedofilëve italianë.

Enrico De Simone, ish shefi i skuadrës së lëvizshme të policisë së Peskarës në kohën e trafikut, ngul këmbë që në disa raste fëmijët shqiptarë, kryesisht të komuniteteve rome dhe egjiptiane janë përdorur edhe për t’u marrë organet me qëllim shitje në tregun ilegal të organeve.

Gjithsej u përballën me drejtësinë 15 të pandehur italianë e shqiptarë. Nga pala italiane ishte një avokat i shquar dhe një ish karabinier special. Nga pala shqiptare ndër të pandehurit binte në sy një polic dhe një agjent i SHIK’ut. Në përfundim të procesit gjyqësor në Itali me burg u dënuan vetëm Xhuljeta Petalli dhe i shoqi Ramiz Petalli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.