Trafikonin femra, u konfiskohen armë e municion në shtëpi

Gjilan – Në fshatin Zhegër të Gjilanit duke vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj njësitë policore kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse, pronë e dy të dyshuarve meshkuj shqiptarë, nën dyshimin e bazuar se të dyshuarit merren me trafikim me qenie njerëzore njoftoj policia e Kosovës.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një revole, një karikator, 8 fishekë si dhe një sasi parash. Në lidhje me rastin janë identifikuar edhe dy viktima të trafikimit femra shqiptare.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./rajonipress/