Hidromorava

Trafikimi me gra, po lulëzon

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Verën e këtij viti, T.N. një 27-vjeçare nga Shqipëria, e shoqëruar nga një bashkëqytetar i saj, kishin ardhur në Kosovë me synimin që të punonte si kameriere në një lokal nate në Kosovë.

Një punë të tillë ajo e ka bërë për rreth katër muaj, ndërsa brenda kësaj periudhe dyshohet të ketë qenë viktimë e trafikimit dhe si e tillë po shfrytëzohej seksualisht nga disa persona.

KKVITI

Në fillim të kësaj jave, lokali ku po punonte ajo është bastisur nga Policia, ndërsa janë arrestuar katër persona, shtetasi nga Shqipëria dhe tre qytetarë të Kosovës.
Nën dyshimin se e ka trafikuar bashkëqytetaren e tij, shtetasit nga Shqipëria, Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit, ndërsa tre shtetasve të Kosovës nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të shfrytëzimit të viktimës së trafikimit, e njëjta gjykatë ua ka caktuar masën e lajmërimit në stacion policor.

Pos caktimit të masës së sigurisë, në Gjykatën Themelore të Prishtinës të enjten është mbajtur një hetim i jashtëzakonshëm, ku nga trupi gjykues është dëgjuar dëshmia e T.N., dëshmi e cila do të shërbejë gjatë gjykimit të katër personave./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.