Mobi Casa

Trafikimi i kosovarëve, si “shërbim në mes miqsh”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Njëri nga tre personat dëshmoi se shoferin e njihte prej së paku 15 vitesh. Ata e kishin lutur atë që t`u ndihmonte pasi që donin të shkonin në Gjermani për të kërkuar punë. Pak para mesnatës së mbrëmshme, policia federale e Gjermanisë në vendkalimin kufitar Kiefersfelden ka bërë kontrollimin e katër personave që gjendeshin në një makinë me targa italiane. Në timon ishte në 32 vjeçar nga Kosova, i cili mundi të identifikohej me një leje qëndrimi të Italisë, shkruan focus.de. Ndërsa tre të tjerët kishin vetëm leje njoftimi të Kosovës.

Për shkak të dyshimit për udhëtim të palejuar dhe për trafikim me qenie njerëzore, të katër personat u ndaluan nga autoritetet, transmeton albinfo.ch. Duke u marrë në pyetje, njëri nga tre personat dëshmoi se shoferin e njihte prej së paku 15 vitesh. Ata e kishin lutur atë që t`u ndihmonte pasi që donin të shkonin në Gjermani për të kërkuar punë.

Tre personave 26,27 dhe 34 vjeçarë, policia ua ndaloi hyrjen në Gjermani, pasi që ata nuk kishin ndonjë interes për të kërkuar mbrojtje dhe azil në Gjermani, përcjell albifo.ch. Ndërsa për trafikuesin e dyshuar, prokuroria përgjegjëse ka shqiptuar masën e burgut hetues dhe deponimin e automjetit.

Fundamenti

Policia Federale bën të ditur se pothuajse çdo ditë në kufirin jugor të Gjermanisë me Austrinë kapet së paku nga një i dyshuar për trafikim.

http://www.albinfo.ch/trafikimi-i-kosovareve-si-sherbim-ne-mes-miqsh/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.