Mobi Casa

Trafikanti shqiptar arrestohet me 5 kg kokainë e 100 mijë euro në Itali

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një 24 vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane, pasi u arrestua për lëndë narkotike. I riu me iniciale S.S, banues në Bresha, dhe i njohur për policinë, u arrestua dje në mëngjes si korrier droge. Ai po udhëtonte me Mercedes në autostradës A14 në territorin e Andria, ku për shkak të shpejtësisë së lartë të makinës, u ndalua për kontroll, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch

Qëndrimi i tij nervoz, bënë që policia të ushtronte kontrolle të mëtejshme të mjetit dhe falë “bashkëpunimit” të një qeni antidrogë të policisë së Barit, u gjetën 5 km kokainë e pastër brenda makinës si dhe një shumë e madhe parash prej 100 mijë eurosh në kartëmonedha të ndryshme.

I riu shqiptar i tha policisë se nuk kishte asgjë për të thënë dhe se nuk ishte në dijeni të transportit të veçantë. Ai ka refuzuar të japë informacione të mëtejshme në lidhje me origjinën e kokainës dhe destinacionin, një praktikë e njohur kjo për korrierët e drogës

Hidromorava

Mediat lokale italiane shkruajnë se kokaina mund të ketë ardhur nga Shqipëria dhe se ajo mund të ketë qenë pjesë e një peshe më të madhe që i ka shpëtuar kontrollit të policisë. Lënda narkotike shkarkohet nga trafikantët kryesisht në veri të Barit.

Kokaina do të sillte në treg një përfitim prej 1 milion euro.

https://www.albinfo.ch/trafikanti-shqiptar-arrestohet-me-5-kg-kokaine-e-100-mije-euro-ne-itali/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.