Fundamenti

Tradita vazhdon, Prishtina mposht Gjilanin

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Edhe pas 16 vite Gjilani nuk e shijojë fitoren ndaj Prishtinës, kjo skuadër në ballafaqimin e saj të javës 23-të mposht Gjilanin me rezultat 0-1 me golin e shënuar në minutën e 53-të.

Futbollistët e Gjilanit edhe një herë dëshpëruan si me lojë njëashtu edhe me rezultat duke i zhgënjyer tifozët e saj “Skifterat” këta të fundit në fund të ndeshjes në mënyra të ndryshme shprehën pakënaqësinë me paraqitjet e futbollistëve të Gjilanit.

Është për tu befasuar se si një skuadër e cila lufton për kreun e tabelës së klasifikimit për gjatë 90 minutave nuk ka arrit në asnjë moment të rrezikon portën e portierit të Prishtinës Visar Bekaj.

Futbollistët e Prishtinës në minutën e 15-të rrezikuan nëpërmjet këmbëshpejtit Kreshnik Lushtaku i cili nga 35 metra gjuan por portieri i Gjilanit Donat Kaciu me mund të madhë dëbon topin jashtë vijës fundore.

Futbollistët e Gjilanit vetëm në minutën e 28-të nga një gjysmë rast tentojnë nëpërmjet Alban Rexhepit
të rrezikojnë, por gjuajtja e tij nga 14 metra përfundon mbi portën e portierit mysafir Bekaj.

Mysafirët me plotë meritë arrinë në epërsi në minutën e 54-të, Lorik Boshnjaku me një gjuajtje precize nga 25 metra gjen këndin e poshtëm të majtë të portës së Gjilanit.

ARKATANA

Alban Rexhepi i Gjilanit në minutën e 74-të nga 13 metra ngatërrohet me top duke përfunduar gjuajtja e tij mbi portën mysafire.

Futbollistët e Prishtinës shumë lehtë kanë mundur të ngrisin epërsinë në minutën e 90-të Lushtaku ishte ai i cili nga 16 metra godet horizontalen e Gjilanit.

Trajneri i Gjilanit Bylbyl Sokoli pas ndeshjes deklaroi:”Patëm shumë gabime asnjë repart nuk funksionoi luajtëm lojë të dobët dhe mysafirët na dënuan”./sylejman ismajli/rajonipress/

Stadiumi i qytetit në Gjilan .
Shikues- rreth 1700
Kartona të verdhë- Kastrati (Gj), Kukaj, Osmani (P).
Gjyqtar- Shala, Preniqi, Berisha, Cerraviku.

GJILANI- Kaciu, Kastrati, Hasani,(Maliqi), Jamal, Hyseni, Mustafa(Shaqiri), Kera, Shabani, Salihu, Rexhepi,
Rusi(Shala).

PRISHTINA- Bekaj, Thaqi, Dumani (islami), Milloviq, Kukaj, Boshnjaku, Krasniqi, Osmani, Lushtaku,
Begolli(Gauther), L.Osmani (Khalid).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.