Fundamenti

Trabzonspor këmbëngul për transferimin e Berishës, por problem mbetet çmimi i tij i lartë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Mërgim Berisha është njëri nga lojtarët më të mirë të Red Bull Salzburg këtë edicion.

Sulmuesi nga Kosova ka shkëlqyer këtë edicion ku në 20 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 12 gola e ka bërë katër asistime.

Falë paraqitjes së mirë këtë sezon, shumë skuadra janë vënë në kërkim të Berishës.

Sampdoria, Parma e Bologna kishin shprehur interesim, por lojtari duket se nuk është i interesuar për transferimin në Serie A.

ARKATANA

Së fundmi në skenë ka dalë emri i skuadrës turke Trabzonspor, që po synojnë afrimin e kosovarit në vend të sulmuesit Afobe që pritet të largohet.

Megjithatë transferimi i Berishës tek skuadra turke duket se nuk do të ndodhë, shkaku i çmimit të tij të lartë.

22-vjeçari po vlerësohet rreth 15 milionë euro nga Salzburg, shumë që nuk mund ta paguaj Trabzonspor.

Mediat austriake kanë raportuar se Berisha është në pritje të ndonjë oferte nga kampionati gjerman Bundesliga ose ai anglez Liga Premier. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.