Mobi Casa

Tottenhami nuk heq dorë nga Muriqi, po e vëzhgon edhe në Superligën turke

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Klubi anglez është i interesuar për sulmuesin kosovar, të cilin e ka vëzhguar në ndeshjen Angli – Kosovë, por edhe të hënën në Superligën turke në humbjen e Fenerbahçes nga Alanyaspori të hënën mbrëma.

Tottenhami duket se e ka seriozisht për Vedat Muriqin, shkruan Gazeta Express.

Klubi anglez duket të jetë mjaft i interesuar për sulmuesin kosovar, i cili po i shijon momentet më të mira të karrierës.

Në fakt, Spurs e kanë vëzhguar përmes zyrtarëve të tyre futbollistin prizrenas në ndeshjen ndërmjet Anglisë dhe Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Dhe, nënkampioni evropian nuk është ndalur me kaq.

Sipas mediumit “Sport Witness”, Tottenhami i ka dërguar skautët e tij për të vëzhguar 25 vjeçarin edhe në ndeshjen e së hënës mbrëma në Superligën turke, ku Fenerbahçe u mposht nga Alanyaspori.

ARKATANA

Muriqi kishte impresionuar me paraqitjen e tij ndaj “Tre Luanëve”, ku i kishte dhuruar dy asistime për Valon Berishën dhe e kishte shënuar një gol nga penalltia, të cilën e kishte nxjerrë vetë.

Trajneri Mauricio Pochettino e do Muriqin në ekipin e tij për t’i bërë konkurrencë Harry Kanet.

Mediat angleze shkruajnë se interesim për futbollistin shtatlartë ka shfaqur edhe gjiganti tjetër britanik, Manchester United.

Muriqi ka kontratë me Fenerin deri në qershor të vitit 2023, ndërsa klubi nga Stambolli flitet se ia ka vendosur shumën e klauzolës për shkëputjen e kontratës me një vlerë prej 50 milionë eurosh.

Muriqi ka realizuar 7 gola në 22 paraqitje për Kosovën, ndërsa e ka gjetur golin dy herë për Fenerbahçen në ndeshje zyrtare.

Ai kishte impresionuar sezonin e kaluar tek Rizespori. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.