Tottenham ka gati ofertën finale për Vedat Muriqin
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi duket çdo herë e më afër skuadrës angleze Tottenham.
Është vet trajneri portugez i Tottenamit, Jose Mourinho që këmbëngulë për sulmuesin gjigant, derisa mediet britanike sot shkruajnë se “Suprs” e ka gati ofertën finale për futbollistin shqiptar të Fenerbahces.
Skuadra angleze është gati të ofrojnë 20 milionë euro për Muriqin, derisa interesim shumë serioz për këtë futbollist ka shprehur edhe Lazio, kështu që mbetet të shihet se cila do t’i arrijë shërbimet e Vedat Muriqit. /Zëri.info/


