Toski nënshkruan me Frankfurtin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Faton Toski karrierën do ta vazhdoj te skuadra e FSV Frankfurtit. Mesfushori kosovar ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore me ekipin nga Bundesliga 2.

Por, ish anëtari i Eintracht Frankfurt dhe Bochumit në fund të sezonit mund të vazhdoj bashkëpunimin me Frankfurtin edhe për dy vite tjera, nëse tregon paraqitje të mira.

Drejtuesit e klubit gjerman janë shumë tëkënaqur me angazhimin e Toskit, të cilin kanë pasur mundësi ta shohin nga afër pasi ka stërvitur për disa ditë me klubin.

Uji Dea

“Faton Toski ka treguar në javët e fundit se ai është një lojtar i fortë. Ai është integruar mirë në ekip, dhe unë jam i bindur se ai do të vazhdojë të na ndihmojë”, ka deklaruar Uwe Stoever, drejtori sportiv i Frankfurtit.

Toksi, i cili në gjashtë muajt e fundit ishte pa ekip, te skuadra e re ka edhe dy bashkëkombës: Edmond Kapllanin dhe Odise Roshin.