UBT

Toski: Do të jem në miqësoren kundër Haitit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Është Faton Toski, futbollisti i radhës që ka konfirmuar pjesëmarrjen në miqësoren e Kosovës me Haitin.Përfaqësuesja e Kosovës me 5 mars në ‘Adem Jashari’ do të luajë miqësoren e parë ndërkombëtare me Haitin.

Toski që luan tek FSV Frankfurtit, gjatë bisedës së tij me disa miq në profilin e tij në Facebook, ka thënë se me 5 mars do të jetë në ‘Adem Jashari’. “Po, do të jam kismet aty, ju përshëndes”, ka shkruar Toski.

ARKATANA

Ndërkohë, me 2 mars do të nis grumbullimi i përfaqësues sonë. Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunajku me 21 shkurt do të nis ftesa për lojtarët që ai do të llogarisë në miqësoren kundër Haitit, e që është miqësorja e parë ndërkombëtare që luhet nën ombrellën e FIFA-së.