UBT

Tortura për krimin që nuk e kanë bërë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shenjat dhe goditjet me çekan, prerjet me thika dhe me copa xhami të thyera, goditjet nga shkopinjtë e gomës u kanë mbetur si njolla që u ngjallin kujtime. Dënimi ditor ‘100 goditje kokë në mur’ u rri ende në kujtesë. Të gjykuar për një krim që nuk e kishin bërë, pesë qytetarët nga Peja për një vit rresht u janë nënshtruar torturave.

Aromën e sapunëve e ndiejnë ende. Ia dinë edhe shijen. “Supi i Pejës”, “Burgu i Leskovcit” e “Burgu i Zajeçarit” e bën trajektoren e kujtimeve të tyre.

Agron Kollqaku, Gazmend Bajrami, Xhevdet Bajrami, Beqir Loxhaj dhe Vllaznim Përgjegjaj janë pesë qytetarëtv të cilët u gjykuan për rastin e vrasjes së gjashtë fëmijëve serbë në qytetin e Pejës.

Fundamenti

16 vite pas Serbia ka pranuar se këta fëmijë ishin vrarë nga pushteti i atëhershëm, por fajin ua kishin veshur shqiptarëve. Ngjarja kishte ndodhur më 14 dhjetor të vitit 1998 në Lagjen “Zatra”, në kafenenë që atëherë quhej “Panda”.

“Gjithçka filloi në këtë kafene që kurrë në jetë as që e kam ditur që ekziston”, fillon rrëfimin më i vjetri i këtij grupi, Agron Kollqaku. Pas 16 viteve thotë se e ka të vështirë rikthimin në kujtime. /Koha Ditore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.