ARKATANA

Torres: SHBA-ja të marrë rol më të madh në bisedimet Kosovës – Serbi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ligjvënësi amerikan, Ritchie Torres, tha të hënën në Prishtinë se është koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin rol më të madh në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai i bëri këto komente në një bisedë me Zërin e Amerikës gjatë vizitës së tij disa ditëshe në Kosovë ku po takohet me udhëheqës të institucioneve dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

“Shpresoj që mund t’i afrohemi më shumë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. E mbështes idenë që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol më qendror në bisedimet ndërmjet të dyja palëve sepse mendoj që pa një rol të tillë të Shteteve të Bashkuara bisedimet kanë ngecur, kështu që është koha për Shtetet e Bashkuara të marrin një rol më të madh në këtë proces”, tha ai.

FIDANISHTJA

Tujte tha se Kosova e merton anëtarësimin në NATO.

“Duhet të sigurohemi që historia të mos përsëritet kurrë dhe që Kosova të jetë e mbrojtur nga agresioni. Nuk ka siguri më të fortë kundër agresionit sesa anëtarësimi në NATO. Është një ombrellë sigurie që vetëm NATO-ja mund ta ofrojë. Kosova ka kohë që e ka merituar këtë”, u shpreh Torres.

Torres një nga bashkëkryetarët e Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin amerikan, në pranverën e këtij viti u shkroi presidentit amerikan Joe Biden dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke theksuar se pas situatës së krijuar me agresionin rus në Ukrainë, Washingtoni duhet t’i ndihmojë Kosovës që të anëtarësohet në NATO.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.