Eko Higjiena

Torres: SHBA-ja nuk ka aleat më të madh se Kosovën në Ballkan

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë aleat më të madh sesa Kosovën në Ballkan dhe kjo është në interes të SHBA-së që të mbështesë aleatët e saj, siç është shitja e raketave Javelin.

Ai në një intervistë për RTK-në ka folur edhe për tendencën e Rusisë që nëpërmjet Serbisë të ushtrojë ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit.

“Ndonjëherë dëshpërohem me ekipin”, Xavi pranon acarimin me lojtarët e BarcelonësVizitoni FASAL sot në ditën e fundit të Swissbau 2024!Kurti në Davos: Kosova, storie suksesiNjë këndvështrim ekonomik për Vëllain e Madh!OBRM-PDUKM: Edhe pas dy javësh ende nuk ka zgjidhje për sulmin në M-NAV

“Presidenti Joe Biden ka folur për demokracinë dhe tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pjesë e kësaj politike. Kosova është një demokraci, një storie demokratike në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Serbia është një vend autokrat, përderisa Kosova është një aleate e SHBA-së.

Kosova ishte e para që pranoi refugjatë, derisa Serbia është satelit i Rusisë dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj saj, por në të kundërtën ka importuar armë nga ajo. Presidenti rus, Vladimir Putin, është figura më e çmuar në Serbi”, tha ai.

Torres ka folur edhe zgjedhjet në Amerikë, gjersa ka shprehur bindjen se do Joe Biden do të udhëheqë SHBA-të.

“Jam i bindur që presidenti Joe Biden do të udhëheqë SHBA-në dhe do të jetë më miqësor për Kosovën. Administrata e ish presidentit Donald Trump ka bërë shumë gabime dhe ka anësi për Serbinë, e jo për Kosovën. Besoj që presidenca e Joe Biden do të ishte më e interesuar për Kosovën”, tha ai.

Hidromorava

Kongresisti Torres ka folur edhe për sulmin terrorist në Banjskë.

“Bashkimi Evropian ka qenë më i ashpër ndaj Kosovës, sesa ndaj Serbisë. Derisa Kosova është e radhitur në krah të BE-së, Serbia është më afër Rusisë. Sjellja e BE-së është një storie më vete dhe nuk mund ta shpjegoj. Por Kosova duhet të trajtohet me më shumë respekt, sepse është një aleat më i mirë. Serbia ka treguar se përzihet në punë të brendshme të Kosovës duke bashkëpunuar me njerëz që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës”, tha ai.

Torres është shprehur skeptik se Serbia mund të largohet nga ndikimi rus.

Ai ka folur edhe për masat që i janë vënë Kosovës nga BE-ja, ndërsa Serbisë jo.

“Ky është një mister edhe për mua, kur në këtë formë BE dënon Kosovën dhe jo Serbinë. Kjo më duket fundamentalisht e padrejtë. Serbia është anëtare e Partneritetit për Paqe, kurse Kosova është e përjashtuar. Kosova është e radhitur krah BE-së, kurse Serbia me Rusinë. Qartazi mendoj se është zhgënjim që BE-ja është treguar e njëanshme ndaj Kosovës”.

Ai ka thënë se Kosova duhet të njihet si shtet dhe të përfshihet në institucionet evropiane, siç është anëtarësimi në BE, dhe pastaj të anëtarësohet edhe në OKB dhe INTERPOL, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.