Torino-Lazio, mungon Cana
Lorik Cana nuk do të jetë sot në ndeshjen Torino-LaZio (ora 19:00). Kapiteni i kuqezinjve nuk është grumbulluar për këtë përballje, për shkak të problemeve fizike në shpinë.
Ndërkohë, janë në listën e lojtarëve dy portierët shqiptarë: Etrit Berisha dhe Tomas Strakosha, por që të dy do të detyrohen që të qëndrojnë fillimisht në pankinë. Sakaq, te Torino është grumbulluar Migjen Basha, por me shumë gjasa edhe ky i fundit do ta nisë ndeshjen nga pankina.


