UBT

Torino kërkon Arlind Ajetin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Arlind Ajeti mund të mbetet në Serin A, pavarësisht se skuadra e tij aktuale, Frosinone nuk mundi të mbijetonte në elitën e futbollit italian.

Për 22-vjecarin e kombëtares shqiptare interesohet Torino, që kërkon një qendërmbrojtës të ri dhe cilësor dhe që jep garanci për të ardhmen.

Për të siguruar kartonin e Ajetit, drejtuedit e Torinos do t’i ofrojnë Frosinonës mbrojtësin ukrainas Vasyl Pryyma, që këtë sezon është aktivizuar po te Frosinone në formën e huazimit në pjesën e dytë të sezonit.

Fundamenti

Të dy kishim kontratë për një vit me të drejtën e riniovimit, shqiptari me Frosinonen dhe ukrainasi me Torinon, që do të thotë se një shkëmbim i mundshëm mes tyre, është mëse i pranueshëm, me klubin lacial që gjtihsesi nuk do të hiqte dorë plotësisht nga kartoni i Ajetit.

Arlind Ajeti që kur mbërriti në Serinë A në muajin nëntor, u shndërrua në titullar i padiskutueshëm në radhët e Frosinonës, ku ka luajtur në 16 ndeshje, për një total prej 1218 minutash. Në rast se skuadra e Stellones do të mbijetonte, kontrata e Ajetit do të rinovohej automatikisht për dy sezonet e ardhshme.

Përcaktues për të ardhmen e qendërmrojtësit shqiptare pritet të jetë dhe aktivizimi i tij në finalet e Europianit. Në rast se Shqipëria do të ketë një ecuri pozitive, sigurisht që edhe kuotat e lojtarëve të kombëtares në tregun e futbollistëve do të rriteshin ndjeshëm

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.