Eko Higjiena

Torino e çon me “zor” Ajetin te skuadra tjetër e Series A

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pavarësisht dëshirës së mbrojtësit të Kombëtares, Arlind Ajeti për ta vazhduar karrierën te Torino, mediat italiane zbulojnë një detaj që lidhet me të ardhmen e 23-vjeçarit. Sipas “Calciomercato.com”, klubi granata po punon intensivisht në merkato dhe një nga repartet që mbetet kantier i hapur është edhe mbrojtja.

Mbrojtësi tunizian i Valencias, Abdennour është në bisedime me presidentin Cairo, ndërsa Torino ka zyrtarizuar edhe mbrojtësin Carlao, i cili mbërrin në Itali pas ekseriencës me skuadrën qipriote të APOEL Nicosia.

HW

Një tjetër lojtar në planet e Mihajlovic është edhe mbrojtësi i Pescaras, Fornasier dhe është pikërisht Ajeti që mund ta zgjidhë transferimin e tij. Nga ajo që theksojnë mediat, Ajeti është propozuar për një këmbim me 23-vjeçarin italian.

Pescara nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën që ka për të afruar shqiptarin dhe bisedimet mund të avancojnë gjatë ditëve të ardhshme, por vendimtare do të jetë edhe dëshira e Ajetit që dëshiron të konsumojë të gjitha mundësitë te Torino për një vend titullari. Ajeti u transferua gjatë muajve të verës te skuadra “granata” me parametra zero pas një sezoni të suksesshem në radhët e Frosinones.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.