Fundamenti

Topi te Thaçi

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

PDK dhe Hashim Thaçi, po ngulin këmbë përsëri për të mos e zhbllokuar krizën politike në vend. Edhe pse Blloku bëri një hap prapa duke lëvizur nga pozicioni i tyre duke pranuar tashmë të votoj kandidatin e PDK-së për kryeparlamentar këtye të fundit nuk po u mjafton as kjo.

PDK e në këtë rast Flora Brovina duket se nuk do ta thirrin seancën konstituive të Kuvendit pa marrëveshje politike tek Presidentja e vendit. PDK po dëshiron që të sigurohet se do të jenë pjesë e qeverisjes e gjë e cila tashmë po duket e pamundurr.

PDK po kërcënon me zgjedhje ndërsa ky qëndrim i tyre i tanishëm po shihet si shantazh dhe mos përgjegjësi nga partia më e madhe në vend. Artan Muhaxheri dhe drejtori ekzekutiv i Lëvizjes FOL, Petrit Zogaj e kanë parë si hap pozitiv atë të Bllokut për të votuar kandidatin e PDK-së për kryeparlamentar dhe kanë thënë se tani përgjegjësia është në radhët e këtyre të fundit.

“Pranimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese brenda Bllokut është një hap pozitiv, i cili ndihmon në zgjidhjen e bllokadës dhe tash përgjegjësia është te Partia Demokratike sepse, ajo (PDK) nuk mund ta bëj atë që deri më tash e ka bërë Blloku, pra nuk mund të ketë kërkesa jo realiste edhe duhet të jetë konstruktive”, ka thënë Muhaxheri.

Ai ka shtuar se PDK përveç zgjedhjeve është duke llogaritur edhe te një qeveri gjithpërfshirëse.

“Tash mendoj se ndoshta Partia Demokratike është duke llogaritur në deklaratën e ambasadores Jacobson, e cila i dha disa indikacione se një qeveri gjithpërfshirëse është e mundur. Po mendoj dha indikacione për qeveri gjithëpërfshirëse sepse, i përmendi ta zëmë çështjen e vazhdimit të dialogut me Serbinë apo marrëveshjeve ndërkombëtare të Kosovës, gjë që ishte referencë për Lëvizjen Vetëvendosje, do me thënë për përdshirjen e saj në Qeverinë e ardhshme”,ka shtuar ai.

Uji Dea

Mirëpo që të ndodh kjo ai ka thënë se ekziton vetëm një mundësi dhe ajo është kjo.

“Mendoj se ekziston vetëm një mundësi që PDK të përfshihet në Qeverinë e ardhshme dhe ajo është nëse Lista Serbe nuk pranon të jetë në qeverinë e VLAN-it, për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje. Pra, atëherë VLAN-i duhet të vendos a do ta ndryshoj marrëveshjen apo nëse Lista Serbe e kushtëzon VLAN-in me mospjesëmarrje në Qeveri për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë kjo është mënyra e vetme për përfshirjen e PDK-së në Qeveri. Nëse LAN-i arrin që t’i akomodoj edhe Lëvizjen Vetëvendosje edhe Listen Serbe atëherë VLAN-i mund ta krijoj edhe duhet ta krijoj Qeverinë sepse e ka shumicën e deputetëve. Nuk duhet të mbahen inatet dhe të shfaqin kokëfortësinë dhe tash kemi PDK-në që me një kokëfrotësi të saj”,ka thënë Muhaxheri.

Ai ka thënë se tashmë presioni ndërkomëbtarë dhe i publikut është te PDK dhe kjo parti nuk e ka luksin që të vazhdoj këtë gjendje.

“Unë mendoj se tash edhe presioni edhe i publikut edhe presioni ndërkombëtar tash bie mbi PDK-në sepse, tash nuk kanë edhe ata luksin me vazhdu ngërçin. Kjo është mungesë e papërgjegjësisë nga ana e PDK-së. Tash ndoshta faktori kryesor këtu është LDK-ja sepse, ajo (LDK) si partneri më i madh në koalicion të VLAN-it ajo mund të vendosë do me thënë ose ta ruaj unitetin e VLAN-it ose që me ndonjë kërkesë të saj t’ia mundësoj edhe PDK-së përfshirjen në Qeveri. Do me thënë LDK-ja do ta ketë rolin kryesor në konfigurimin e Qeverisë” ka përfunduar ai.

Në anën tjetër Petrit Zogaj ka thënë se PDK tash po bënë thirrje për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Blloku VLAN po tenton me e respektu vendimin e Gjykatës Kushtetuese në të njejtën logjikë do të duhej me u kuptu edhe tendenca e PDK-së pra që të mos respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Pasi që deri më tash PDK ka kërkuar që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kurse sot LDK-ja dhe LAN-i po donë me respektu. Pengesat që vijnë nga PDK-ja është thirrje për mosrespektim të këtij vendimi. Pra nëse deri tash kemi parë që një pjesë e presionit ka shkuar tek Blloku, tani e tutje presioni do të duhej të shkonte kah PDK-ja në mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. PDK-ja nuk mund të bllokoj moskunstituimin e Kuvendit duke e shkelur vendimin Gjykatës Kushtetuese”, ka përfunduar Zogaj./Zeri.