Topi: Shqiptarët bashkohen në BE

Një gjë të tillë secili mund ta ëndërrojë veçmas në prag të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit. Kështu ka deklaruar ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i cili gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ka thënë se bashkimi kombëtar do të ndodhë vetëm atëherë kur Shqipëria e Kosova do të pranohen në Bashkimin Evropian (BE).
Me anëtarësimin në BE, sipas tij, do të ketë bashkim të trojeve shqiptare, meqë pas kësaj kufijtë do të jenë vetëm virtualë. Teksa ka folur për gjendjen e shqiptarëve përgjatë viteve ka vlerësuar se atyre u janë bërë padrejtësi të mëdha, veçmas shqiptarëve që kanë mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë.
Tutje, gjatë intervistës për “Zërin” nuk ka lënë pa kritikuar klasën politike të Kosovës e të Shqipërisë.