Topanicasit përkrahësit më të mëdhenj të LDK-së dhe Surdullit

Gjilan – Shaip Surdulli topanicasve, u premtoj se do të asfaltohet çdo rrugë e rrugicë, do të bëhet ndriçimi i tërësishëm i fshatit, rregullimi i kulmit të shkollës, rregullimi i një parku.
Lidhja Demokratike e Kosovës, të shtunën vazhdoj fushatën në fshatin Topanicë, ku për herë të parë në këtë fshat u bë themelimi i LDK-së. Tubimin e sotëm e madhështuan edhe prania e Haki Demollit, Azem Hajdarit dhe inxhinier dhe aktivisti i palodhshëm i LDK-së Sabri Zylfiu.
Kryetari aktual i komës së Kamenicës, njëherit kandidati për kryetar komune, Shaip Surdulli, thotë të jetë i kënaqur për investimet që janë bërë për gjatë mandatit katër vjeçar, po ashtu edhe mandateve të mëhershme të tij.
“Përveç investimeve të gjerë tanishme, ne kemi kontribuar edhe për xhami, për arsim ku thuaj se shumica e shkollave tani posedojnë ngrohjen qendrore, në shëndetësi, në sport, bujqësi, në infrastrukturë dhe të tjera” ka thënë Surdulli.
Ai, topanicasve, u premtoj se do të asfaltohet çdo rrugë e rrugicë, do të bëhet ndriçimi i tërësishëm i fshatit, rregullimi i kulmit të shkollës, rregullimi i një parku etj.
Ndërsa, Azem Hajdari, thotë se në Kamenicë, janë kryer shumë projekte në të mirë të të gjithë qytetarëve, të cilat kanë zbukuruar jo vetëm qytetin, por edhe fshatrat për rreth.
Haki Demoli, thotë se së bashku me kolegët kemi ardhur ti japim përkrahje kandidatit më të mirë për kryetar , Shaip Surdulli, dhe këshilltarëve për asamble komunale.
“ Më tre nëntor LDK do të fitojë, do të fitojë njeriu më i besueshëm për ta udhëhequr komunën, ku nga qeveria iu nda një buxhet shumë i vogël, por me atë buxhet të vogël arriti të investoj, në shëndetësi, arsim, kulturë, bujqësi, infrastrukturë e fusha të tjera” ka thënë Demolli.
Aktivisti i LDK-s, Sabri Zylfiu, tha se Shaip Surdulli, më 3 nëntor do të na zbardh fytyrën me fitoren e tij dhe bashkëpunëtorët e tij. “Me një buxhet kaq të vogël, arriti të realizoj shumë projekte, ndërsa në mandatin e ardhshëm dhe me fitoren e LDK-së edhe në nivel qendror këto projekte do të trefishohen”.
Këta të fundit, ftuan qytetarët që më 3 nëntor të dalin të përkrahin njeriun më të besueshëm të komunës, aktivistin, profesorin, magjistrin.
Ndërsa, Kryetari i nëndegës së LDK-së, njëherit kandidati për asamble komunale, Rexhep Morina, si dhe dy kandidatët për asamble komunale nga radhët e LDK-së, nga fshati Topanicë, thanë se topanicasit janë me zemër LDK, andaj ata ftuan që edhe këtë herë të dëshmohet dhe të votohet për Lidhjen Demokratike të Kosovës, të votohet për Shaip Surdullin.
Në fund u bë prezantimi i 29 delegatëve për asamble komunale thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/