Uji Dea

Topanica paraqet prioritetet për vitin 2027, Komuna e Kamenicës vazhdon dëgjimet buxhetore me qytetarët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Procesi i konsultimeve publike për hartimin e buxhetit komunal të vitit 2027 ka vazhduar edhe në fshatin Topanicë, ku Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Kamenicës zhvilloi dëgjimin e radhës me banorët, me synim identifikimin e nevojave dhe prioriteteve zhvillimore të komunitetit.

Në këtë takim morën pjesë drejtorët komunalë Ardita Dërmaku, Uran Berisha, Blerim Murina, Selami Klaiqi dhe Edon Dërmaku, së bashku me zyrtarë të tjerë të administratës komunale, të cilët dëgjuan nga afër propozimet dhe kërkesat e qytetarëve për projektet që synohen të përfshihen në planifikimin buxhetor të vitit të ardhshëm.

FIDANISHTJA

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, prezantoi kornizën e buxhetit për vitin 2027, duke informuar të pranishmit për shumën e planifikuar për investime kapitale dhe për rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në përcaktimin e prioriteteve zhvillimore.

Nga Komuna e Kamenicës është bërë e ditur se cikli i dëgjimeve buxhetore do të vazhdojë edhe në lokalitetet e tjera, me qëllim që buxheti i vitit 2027 të reflektojë sa më mirë nevojat dhe interesat e qytetarëve në të gjitha zonat e komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.