RCCOLA

Topanica dhe Hodonoci shpallen vatra të përhapjes së virusit SARS-CoV-2

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim që fshatrat Topanicë dhe Hodonoc të shpallen vatra të përhapjes së virusit SARS-CoV-2.

Kryetari Qëndron Kastrati ka thënë se Policia do të jetë në monitorim të këtyre fshatra sipas vendimit të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.
“Personat e diagnostifikuar me këtë virus dhe kontaktet e tyre janë rekomanduar nga IKShP për vetizolim, kurse Policia do të jetë në monitorim të këtyre fshatrave”, ka thënë Kastrati.

UBT

Sipas vendimit të Ministrisë obligohen të gjithë banorët të respektojnë masat sipas udhëzimeve të IKShKP-së deri në një vendim tjetër.

Deri më tani në Komunën e Kamenicës janë shënuar 26 raste, ku tre prej tyre janë shëruar.
#RriNshpi, kujdesu për veten dhe të tjerët!