Fundamenti

Topaloglu: Ne gjithmonë e kemi përkrahur Komunën e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ne gjithmonë e kemi përkrahur Komunën e Gjilanit dhe do të vazhdojmë ta përkrahim edhe në të ardhmen ka thënë kolonel Zorlu Topaloglu në takim me Rexhep Kadriun.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu ka pritur sot në takimin lamtumirës kolonel Zorlu Topaloglu, nga Komanda e Kontigjentit Turk, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e madhe të tyre për Komunën e Gjilanit si dhe për bashkëpunimin e mirë që e kanë pasur në mënyrë permanente.

“Komuna e Gjilanit ka bashkëpunim të mirë me përfaqësuesit tuaj në Gjilan. Jemi shumë të kënaqur sepse ata janë shumë aktiv dhe të hapur për konsultime duke i dalë në ndihmë qytetarëve të Gjilanit. Është kënaqësi të punosh me KFOR-in turk. Kryetari Haziri dhe të gjitha instancat komunale do të vazhdojmë të kemi bashkëpunimin e mirë edhe në të ardhmen me përfaqësuesit tuaj, në të mirë të sigurisë në Gjilan. E mira e kësaj pune është që gjendja e sigurisë në Gjilan dhe Anamoravë është e qetë dhe stabile”, ka thënë Kadriu.

ARKATANA

Nga ana e tij, kolonel Zorlu Topaloglu, nga Komanda e Kontingjentit Turk, pasi e falënderoi nënkryetarin Kadriu për pritjen dhe bashkëpunimin e mirë e Komuna e ka pasur me KFOR-in turk, e njoftoi atë me aktivitetet e tyre në Gjilan, në të mirë të qytetarëve.

“E mbështes qëndrimin tuaj se situata e sigurisë në Komunën e Gjilanit përgjithësisht është e qetë dhe stabile. Të gjitha minoritetet jetojnë mirë në Gjilan. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme që në të ardhmen të shtohen investimet në mënyrë që të ngritet ekonomia dhe të zvogëlohet papunësia. Ne gjithmonë e kemi përkrahur Komunën e Gjilanit dhe do të vazhdojmë ta përkrahim edhe në të ardhmen’, tha kolonel Topaloglu.

Kolonel Topaloglu e njoftoi nënkryetarin Kadriu se në muajin shtator do të bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it, ndërsa ai do ta përfundoj misionin e tij në Kosovë me kujtimet më të mira për kosovarët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.