Uji Dea

Top ngjarjet e vitit 2013 nga skena vendore

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ndonëse kemi pak festivale, apo ceremoni të ndarjeve të çmimeve, që dorën në zemër ashtu-kështu u mungon kualiteti, ato pa marrë parasysh këtë fakt tërheqin vëmendje të konsiderueshme e sidomos emra të mëdhenj të skenës.

Telegrafi sjell atë që ka ndodhur në ngjarjet më të mëdha të vitit në skenën vendore, festivalet muzikore dhe ceremonitë e ndryshme të ndarjeve të çmimeve.

Videofesti 2013

Me një organizim që natyrisht lë shumë për të dëshiruar edhe nga ky vit, u mbajt edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve për videoklipet më të mira, Videofest 2013. Për dallim nga edicionet e kaluara, këtë vit realizimi u provua të përmirsohej, pasi organizatorët mblodhën në skenë pesë bukuroshe dhe Benet Kaçin për prezantim.

Por, skenën e okupuan në fund artistët. Ata që shkëlqyen me më së shumti çmime janë artitët nga Shqipëria, përkatësisht produksioni ThreeDots. Bashkëpunimi “Beso” i Elvana Gjatës dhe 2po2 rrëmbeu disa çmime, por fituese u shpall kënga e Florit, “Pa Jetë”. Dafina Zeqiri rrëmbeu çmimin Best Pop, kurse çmimin për këngën më të mirë hip hop e fitoi MC Kresha me këngën “Cok Guzel”.

Top Fest 2013

Festivali pa asnjë dyshim më mirë i organizuar shqiptar, kishte një rënie të shikueshmërisë gjatë këtij viti. Më pak emra të mëdhenj, me më shumë artistë të rinj në përbërje, Top Fest synoi që skenës t’i japë prurje të reja.

Në këtë festival karrierën e saj e pa të zgjatur e të respektuar Albërie Hadërgjonaj që fitoi çmimin për baladën më të mirë, teksa nga ana tjetër Andos me këngën “Luftë e Humbur” arriti të fitojë çmimim e artistit më të mirë mashkull. Çmimin e parë e fitoi bukuroshja nga Shqipëria, Samanta Karavello me këngën “Loti i Fundit”.

FIDANISHTJA

Eurovision Song Contest 2013

Pas një suksesi të paprecedentë të Rona Nishliut në vitin 2012, kur ajo arriti të zë vendin e pestë me këngën “Suus”, në vitin 2013 për Shqipërinë u shënua dështim total. Kënga “Identitet” nga Bledar Seiko dhe Adrian Lulgjuraj, nuk arriti që të hynte as në finale.

Në përgjithësi u shënua dështim i madh për të gjitha vendet e rajonit pasi që asnjëra nuk arriti të kualifikohej në finale.

Kënga Magjike 2013

Festivali i Ardit Gjebreas pësoi një ngritje spektakolare në krahasim me konkurrentin tjetër Top Fest, pasi shumica e këngëtarëve më në formë të momentit zgjodhën skenën e festivalit që mbahet në pjesën e dytë të vitit.

Këtë edicion ajo që fitoi pa asnjë dilemë me këngën më të mirë, ishte Besa Kokëdhima dhe projektin e saj “Tatuazh në Zemër”.

Si fituese mund të ketë marrë shumë vëmendje në fund Besa, por jo më shumë se sa Nora Istrefi. Këngëtarja e cila shkoi me këngën “I Jemi Je” arriti të zë vend në zemrat e femrave për këngën dhe në zemrat e meshkujve për trupin fenomenal, për të cilin u përfol nëse kishte të brendshme apo jo. ‘Enigma e madhe’ nuk u zbulua kurrë, dhe jo vetëm… Festivali ishte një sukses i madh e ndoshta i papritur për Arditin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.