RCCOLA

Top-dështimet e kryeministrit Isa Mustafa

/ 3 minuta lexim

Mosthemelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, kompetencat ekzekutive të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, vazhdimi i izolimit të kosovarëve, vlerësohen tri top-dështimet në vitin e parë të qeverisjes së kryeministrit, Isa Mustafa.

Koalicioni i madh (PDK+LDK) po e përmbyll njëvjetorin e qeverisjes me dështime jo të vogla. Kryeministri Isa Mustafa, i cili ka koalicion me partinë e zëvendëskryeminitrit Hashim Thaçi, e ka pranuar vështirësinë në krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK), për shkak të kundërshtimeve të deputetëve të listës “Srpska”.

Edhe pohimet se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe do të jetë me kompetenca të OJQ-së kanë filluar të ndryshojnë, duke pranuar se kompetencat do të jenë më të mëdha.

Përderisa, lëvizja e kosovarëve pa viza në BE në fillim të vitit 2016, ashtu siç ishte premtuar, ka filluar të vihet në pikëpyetje.

Ky është të paktën vlerësimi i analistëve politikë në vend, të cilët konsiderojnë se Qeverisja e Isa Mustafës, sikurse ajo nën udhëheqjen e Hashim Thaçit, nuk po arrijnë t’i tejkalojnë problemet jetike të shtetit, dhe t’i realizojnë kërkesat e qytetarëve. Madje sipas tyre, pakënaqësitë vetëm sa janë shtuar gjatë këtyre 10 muajve të qeverisjes së Mustafës dhe situata është para shpërthimit.

Mobi Casa

Analisti politik, Haki Abazi, ka thënë për “Zërin” se kryeministri Mustafa po vazhdon qeverisjen e njëjtë, sikurse paraardhësi i tij, Thaçi.

Sipas tij, qeverisjen e Isa Mustafës e karakterizojnë shumë dështime.

“Në rend të parë ka moszbatim të planit zhvillimor ekonomik, ndërsa ‘goditjen’ më të madhe që e ka marrë kjo Qeveri është largimi i mbi 70 mijë qytetarëve që kanë braktisur vendin në kërkim të një jete më të mirë. E gjithë ky eksod masiv ka për pasojë mungesën e liberalizimit të vizave dhe getoizimin të Kosovës”, ka thënë Abazi.

Ndërkaq, njohësi tjetër i zhvillimeve politike ën vend, Behlul Beqaj, konsideron se pushteti i kryeministrit Mustafa nuk është sajuar me qëllim të realizimit ët premtimeve, në të kundërtën sikur të ishte bazuar në premtime, ai thotë se Mustafa nuk do të ishte kryeministër në koalicionin me PDK-në e Thaçit.

“Vetë Mustafa pati premtuar se kurrë s’do të bëjë koalicion mm PDK-në. Prandaj, pushteti i Mustafës ka vetëm një qëllim, se si të mbijetojë, duke hapur sa më shumë çështje pa i mbyllur ato, me shpresë se çështjet e reja problematike do t’i mbulojë harresa”, ka thënë ai./zeri/