GRANDEMALL

Top 6 Vitaminat për dimër

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Vitaminat janë molekula unike që i duhen trupit tonë për të funksionuar.Vitaminat janë molekula unike që i duhen trupit tonë për të funksionuar. Burimi kryesor i vitaminave është ushqimi, por, më shumë se 65% e popullatës në shumë vende të zhvilluara vuajnë nga mungesa e vitaminave kryesisht nga shkaku që konsumojnë shumë ushqime të procesuara, përderisa konsumi i frutave dhe perimeve është i ulët.

Vitamina A: Forco Sistemin e Imunitetit

Vitamina A është një faktor i rëndësishëm në mirëmbajtje të një sistemi imuniteti të shëndetshëm. Burimi ushqimor më i mirë me vitaminë A është mëlçia, por, ushqime tjera që kanë vitamina A janë gjiza, të verdhët e ves, qumështi dhe produktet e qumështit. Doza ditore e rekomanduar është 4000-5000 IU.

Vitamina B: Për Sistem Nervor të Shëndetshëm

Vitamina B luanë rol shumë të rëndësishëm në metabolizmin qelizor. Ajo ndihmon në mirëmbajtje të niveleve të glukozës nën kontroll dhe është jetësore për funksionin e mirëfilltë të qelizave nervore. Burimet më të rëndësishme me vitamina B janë, qumështi, peshku, vezët, ushqimet e detit, shparg, dhe orizi i kafët.

Zmbraps Gripin dhe Ftohjen me Vitamine C

Vitamina C jo vetëm që ndihmon në parandalimin e gripit dhe ftohjes duke forcuar imunitetin, por gjithashtu i bënë simptomat e ftohjes shumë më shumë të tolerueshme dhe më pak të ashpra. Vitamina C gjithashtu ka një rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e indeve lidhëse të shëndetshme, e gjithashtu edhe në shërimin e plagëve.

Burimi më i mirë me vitamine C janë frutat citrik si portokalli dhe limoni, speci kuq dhe i gjelbër, kivi , dredhëzat dhe patatet. Doza ditore e rekomanduar 60g.

Përtëriju Me Vitamine E

GRANDEMALL

Vitamina E jo vetëm që të mbanë të shëndetshëm – duke mbrojtur membranën e qelizave ndihmon në parandalimin e goditjes, sulmit në zemër dhe kancerit, por gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e shenjave të plakjes. Vitamina E gjendet në shumë ushqime: grurë, drithëra të plota, arra, sojë, fasule. Por, mos harro pjekja e tyre shkatërron pjesën më të madhe të Vitaminës E. Doza ditore e rekomanduar është 15 IU.

Vitamina K: Forco Eshtrat me Vitaminën K

Rolin më të madh që ka Vitamina K është në parandalim të mpiksjes së gjakut dhe shërim të plagëve. Hulumtimet e fundit tregojnë se Vitamina K është e domosdoshme për eshtra të forta dhe shëndetshme. Burimet më të mira me vitamine K janë perimet gjethe gjelbra si spinaqi, brokoli dhe lakra. Produktet e qumështit dhe mishi gjithashtu ofrojnë një sasi më të vogël të vitaminës K. Doza ditore e rekomanduar është 45-60 mcg për të rriturit.

Si Ti Marrësh Vitaminat

Më e mira mënyrë është ti marrësh përmes një diete mirë të balancuar duke përfshirë fruta dhe perime të freskëta gjatë vakteve (mëngjes, drek dhe dark), e gjithashtu duke zgjedhur ushqime nga drithëra të plota si dhe vaj ulliri, garanton që ju merrni vitaminat esenciale. Por, kur kjo nuk është e mundur atëherë të maresh multi vitaminoz.

Vitaminat Për Gra Shtatzëna dhe Për Fëmijë

Kur je shtatzëne edhe dieta më e mirë nuk mjafton për të ofruar të gjitha materiet ushqyese dhe vitaminat që ti dhe foshnja keni nevojë. Kjo është arsyeja pse është shumë me rëndësi që të merrni vitaminat e rekomanduara për gra shtatzëna. Disa vitamina, acidi folik (vitamina B) për shembull ndihmon në uljen e rrezikut të disa defekteve të lindjes kurse vitamina D ndihmon në zhvillim të eshtrave.

Zhvillimi i hershëm është aq i rëndësishëm në jetën e fëmijës tuaj dhe të sigurohesh që ata të marrin fillimin më të mirë të mundshëm në jetë do ju ndihmoj atyre të ndërtojnë eshtra, dhëmb, muskuj të fortë e gjithashtu aftësi kognitive.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.