UBT

Top 50 hitet – Adelina e para, Tuna në top tre

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Klan Kosova bazuar në një sondazh ka shpallur një listë prej top 50 hiteve të muzikës shqiptare, ku rezultatet kanë qenë sa të pritshme, aq edhe befasuese.Në vendin e parë të kësaj renditje prej top 50 hiteve ku në votim kanë qenë 2000 këngë gjendet Adelina Ismaili me këngën “Amaneti”.

Sa do e çuditshme, duket se Adelina ka marrë votat e një pjese të publikut që votoi në këtë sondazh, i cili nuk mund të jetë aq kredibil marrë parasysh se nuk ka pasur shtrirje të gjerë nëpër mediumet shqiptare dhe rrjetet sociale.

Befasues janë edhe radhitja në vendin e dytë dhe të tretë. Në vendin e dytë të kësaj renditje gjendjet Tingulli 3nt me “Po t’shoh Përmas”, një këngë hiti e verës 2013.

Befasues është vendi i dytë për “Pot Shoh Përmas”, kur dihet që superhiti më i madh ndoshta në gjithë historinë shqiptare “Fenix” në interpretim të Tunës dhe Cozman arriti vetëm vendin e tretë, gjithnjë sipas sondazhit të publikuar nga Klan Kosova. Të dy këto këngë janë produkte të Getoar Selimit.

Mobi Casa

Në këtë listë pasojnë “La Vida Loca” nga Blero dhe F-Kay, më pas Elvana Gjata dhe Mc Kresha me “1990” dhe një këngë që ndoshta edhe meritoi një vend më të lartë në këtë listë, hiti i Mc Kreshës, “Lej Flleshat” dhe “Etno Engjujt” me Arta Bajramin, “Vesa”.

Në top 10 gjendet edhe projekti “Tonight” nga Ledri dhe Dafina.

Shikoni më poshtë videon e TOP 50 hiteve shqiptare dhe shprehni mendimin tuaj: Cila këngë sipas jush është superhiti më i madh në industrinë e muzikës shqiptare? A meriton Adelina Ismaili të jetë para “Fenix” apo “Pot Shoh Përmas”? /Telegrafi/