Fundamenti

Top 5 ushqimet më të shëndetshme për kafjall

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Edhe sot e kësaj dite ekzistojnë shumë debate rreth asaj nëse duhet apo nuk duhet të hamë kafjall.Megjithëkëtë,nëse kafjalli juaj është i përbërë nga ushqimet e dëmshme,më mirë do të ishte të mos e hani fare.

Nga ana tjetër, nëse përgatisni një kafjall të mirë,që përmban opsione të shëndetshme, përfundimisht do të merrni shumë energji nga aty.Për ata që ende kanë dyshime se cilat janë ushqimet e përsosura për kafjall,ja pesë prej tyre që janë në majat e listës, transmeton gazeta Kosova Sot.

KAFEJA

Kush nuk e pëlqen aromën a kafesë në mëngjes? Kafeja përmban sasi të lartë me kafeinë, që mundet t’ju kthjellë. Nëse e konsumoni madje edhe një sasi të vogël të kafesë, do të jeni shumë më i mprehtë dhe i gatshëm, do të jeni i përqendruar që të merreni me cilëndo punë që ju del përpara.

FRUTAT E MALIT

Një opsion tjetër që duhet ta konsideroni janë frutat e malit. Jo vetëm se janë të shijshme, por gjithashtu përmbajnë sasi të madhe me antioksidues që luftojnë efektin e dëmshëm të radikaleve të lira. Dredhëzat, boronicat, janë vetëm disa shembuj se sa e përsosur mund të jetë shujta juaj e mëngjesit. Përmbajnë pak sheqer, kanë shumë fibra që është e mirë për tretjen. Mund t’i shtoni në jogurt apo në drithëra, apo thjesht hani vetëm një gotë me fruta të malit.

FARAT E LIRIT

UBT

A e keni ditur sa të shëndetshme janë farat e lirit? Ky ushqim është i pasur me fibra që ua mban barkun plot për orë të tëra. Ndaras nga kjo, farat e lirit mund t’ju ndihmojnë uljen e nivelit të sheqerit në gjak, forcojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe parandalojnë lajmërimin e disa llojeve të caktuara të kancerit. Vetëm dy lugë fara të lirit të përziera në “smoothie” ose jogurtin tuaj mjaftojnë t’ju japin nutrientet e nevojshme.

BOLLGURI

Asnjë kafjall nuk do të jetë i plotë pa bollgurin në trysën tuaj. Tërshëra përmban llojin unik të fibrës të quajtur beta-glukan, i cili mundet ta reduktojë kolesterolin dhe ju bën të ndiheni më të ngopur për periudhë më të gjatë kohore. Antioksiduesit që janë të pranishëm në bollgur mund të ulin shtypjen e lartë të gjakut e po ashtu edhe të kolesterolit, që janë të domosdoshme për t’ju mbajtur të shëndetshëm. Nivelin proteinave mund ta rrisni duke shtuar një rrikë djathë ose vezë.

PËRZIERJA ME PROTEINA

Nëse nuk keni kohë ta përgatisni një mëngjes të shijshëm, përzierja e disa proteinave merr vetëm disa minuta kohë. Janë përzierje të ndryshme me proteina që mund t’i bëni për kafjall derisa proteinat e tillë kanë veti të shumta për shëndetin, shtojnë masën muskulore tuajën kur punoni si dhe reduktojnë nivelin e sheqerit në gjak. Herën tjetër kur nuk e dini se çfarë do të përgatisni për kafjall, konsideroni të konsumoni proteinat që ju forcojnë kur keni më së shumti nevojë.

(Kosova Sot

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.