RCCOLA

Top 10 këshillat për zvogëlimin e kolesterolit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mjekët konsiderojnë se me ndryshimin e disa shprehive në jetë mund të ulet niveli i lartë i kolesterolit të lartë.

Ja disa këshilla: 1. Më e rëndësishmja është që të pakësoni konsumimin e yndyrave të ngopura;

2. Hani mish pa yndyrë – peshk, mish gjedhi, mish të shpezëve;

3. Pini qumësht me përmbajtje të ulët të yndyrës. Kjo vlen për të gjitha prodhimet e qumështit;

4. Konsumoni shumë pak alkool. Nuk sugjerohen më shumë se dy gota në ditë;

5. Mos harroni ushtrimet e rregullta. Ecni, shëtisni, ngisni biçikletë. Ndani 30 minuta çdo ditë;

Fundamenti

6. Përdorni vitamina E. Kjo vitaminë ndihmon në përtëritjen e organizmit te arteriet e dëmtuara që shfaqen si pasojë e kolesterolit të lartë;

7. Kalciumi, vitamina C dhe vitamina B-6: janë të shkëlqyeshëm në luftën kundër kolesterolit;

8. Përdorni vajin e misrit, lulediellit, sojës dhe lirit;

9. Për çdo ditë konsumoni peshk. Rast ideal do të ishte edhe dy herë në javë. Hani skumbri, sardele, harengë, salmon;

10. Për sa i përket vajit të peshkut, dihet se përdoret tash e kohë të gjatë te sëmundjet arteriale. Pas dy javë përdorimi, do të ndjeni përmirësimin.

(Kosova Sot)