Fundamenti

Tomë Nikolla

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Demir Krasniqi

U nda nga Jeta , Tomë Nikolla –
Një talent me mendje t’ holla !
Themeluesit që i shkoi për dore –
Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore !

Tomë Nikolla , është prej këngëtarëve –
Shumë i dashur prej të parëve !
Shumë i dashur për publikun ,
Bashkëkombësit dhe për mikun !…

Kontribut dha për komb të tij –
Për futjen e këngës me çifteli !
Në hullinë e muzikës qytetare –
Nga tradita bashkëkohore shqiptare !

Tomë Nikolla , këngëtar shqiptar –
I ri fitoi çmimin ndërkombëtar !
Për këngë folklorike që iu kish përshtatë –
N’ vitin 1957 !

Ishte themelues , që i shkonte për dore –
Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore !
Kontribuoi deri në moshë të pensionit
Dhe në vazhdimësi në kulturën e kombit !

FIDANISHTJA

Ishte njohës i denjë i këngëve burimore
Edhe i muzikës së gjithanshme popullore !…
Prandaj , fjala e tij nëpër diskutime –
Për këtë temë dëgjohej me interesime !

Pati shumë kolegë që kënduan s’ bashku prore –
Me divat dhe yjet e këngës popullore !
Si Drita Papajani , Luçije Miloti
Dhe Naile Hoxha – dhurata prej Zoti !…

Tomë Nikolla , me art përplot krenari –
Ka korrë duartrokitje nëpër Shqipëri !
N’ shumë vende t’ Kosovës edhe të Evropës ,
Korri duartrokitje n’ shumë vende të Botës !…

Përkrah Ibrahim Tukiçit dhe Fitnete Rexhës ,
Krah Xhevdet Hafizit edhe Vaçe Zelës …
Dhanë koncerte me vlerë shumë të fortë –
Përfaqësuan muzikën dhe folklorin tonë në botë !
Tomë Nikolla , këndonte bashkë me çiftelinë –
Ai , nuk e harroi asnjëherë rapsodinë !
Por , e zhvilloi atë n’ mes këngëve kreshnike –
Duke u bërë më i dashuri me këngë patriotike !

Ato u rimorën dhe janë n’ repertor të sotme ,
T’ grupeve muzikore dhe të shumë rapsodëve ,
Që i këndojnë me ëndje dhe me krenari –
Anë e mbanë Kosovës dhe në Shqipëri !…

Gjilan, më 18.01. 2019.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.