Uji Dea

Tomë Gashi i vërtetohet dënimi për rastin e shkelmimit të lypsarit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Oda e Avokatëve të Kosovës e ka vërtetuar dënimin me gjobë në vlerë 2 mijë e 500 euro ndaj avokatit Tomë Gashi lidhur me rastin e shkelmimit të lypsarit dhe kartonit ku ai mbante paratë e grumbulluara, shkruan Gazeta Express.

Sipas vendimit të OAK-ut, Gashi ka kryer shkelje të rëndë të detyrave dhe autoritetit të avokatisë dhe ka cenuar autoritetin e avokatisë.

“Kolegji Disiplinor me Vendimin nr.3-17/2021 datës 24.11.2021 ka shpallur përgjegjës të paraqiturin Avokat T. G. me seli në P., sepse me datën 14/02/2020 në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, ka ndërmarr veprime jo etike kur ka shkelmuar lypsarin, si dhe kartonin me të hollat e tij, me çka ka kryer shkelje të rëndë të detyrave dhe autoritetit të avokatisë nga neni 119 të statutit të OAK-së, lidhur me nenin 8 të KEPA-s, sepse me veprimin e bërë ka cenuar autoritetin e avokatisë”, thuhet në vendimin e OAK-ut.

UBT

Ky vendim i Odës së Avokatëve ka ardhur pasi Kolegji Disiplinor ka shqiptuar gjobën prej 2.500 ndaj avokatit. Gashi është ankuar lidhur me shqiptimin e kësaj gjobe, por OAK vendosi se ankesa e Gashit është e pabazuar.

“Kolegji Disiplinor në pajtim me nenin 51 paragraf 1, nënparagraf 1.2 të Ligjit për Avokatinë, nenin 123 paragraf 3 të Statutit të OAK-së të paraqiturit, Avokatit T. G. i ka shqiptuar masën disiplinore Gjobë në shumë prej 2,500 €, si dhe në emër të paushallit disiplinor shumën prej 50 €, me paralajmërimin se gjoba dhe paushalli duhet të paguhet në buxhetin e OAK-së, në afat prej 15 dite nën kërcënimin e përmbarimit të detyrueshëm. Kundër këtij vendimi, në afatin ligjor ka ushtruar ankesë i paraqituri Avokati T. G.. Prokurori Disiplinor ka ushtruar përgjigje në ankesë, duke propozuar që ankesa e ushtruar nga i paraqituri të refuzohet, ndërsa vendimi i Kolegjeit Disiplinor të vërtetohet”, thuhet më tutje në vendimin e OAK.

Kështu ndaj Tomë Gashit është vërtetuar dënimi me gjobë prej 2.500 euro dhe si dhe në emër të paushallit disiplinor shumën prej 50 euro. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.