UBT

Tolajt 18 muaj burg, Bukoshi i pafajshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjykata Themelore e Prishtinës dënoi Ilir Tolajn me 18 muaj burg derisa zëvendëskryeministri, Bujar Bukoshi (i cili ishte liruar nga detyra e zëvendëskryeministrit muaj më parë) është shpallur i pafajshëm.Në verdiktin e sotëm janë shpallur fajtor edhe Hajrullah Fejza e Arbenita Pajazitaj./Indeksonline/

Edhe një proces gjyqësor që ka lidhje me korrupsion po e merr epilogun. Aktvendimi në rastin “Tolaj dhe tjerët” do të shpallet sotparadite. EULEX-i konfirmon se një trup gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës do ta shpallë aktgjykimin për këtë rast. “Të martën do të merret aktgjykimi”, tha për “Tribunën”, zëdhënësi Blerim Krasniqi.

Hidromorava

Edhe avokati i kompanisë farmaceutike “Jona Med” që në këtë rast është palë e dëmtuar konfirmon për shpalljen e verdiktit përfundimtar. Arianit Koci, avokat i “Jona Med” shpreson se vendimi do të jetë në favor të klientit të tij.

Në këtë proces gjyqësor në bankën e të akuzuarve janë ish-zv/kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi, ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Tolaj, Arbenita Pajaziti, Nexhat Shabani, Ismet Hyseni, Hajrullah Fejza, Zenel Kuçi, Bekim Fusha, Alban Thaçi dhe Imer Ajeti, të gjithë ish-zyrtarë të Ministrisë./Indeksonline/