Eko Higjiena

Tolaj: Përzierja e dy vaksinave e rrit më shumë imunitetin, por në Kosovë nuk lejohet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Përzierja e dy dozave të ndryshme të vaksinave antiCOVID e rritë shumëfish imunitetin e të vaksinuarve.

Kështu ka thënë në ATV, Infektologu Ilir Tolaj, i cili ka treguar që një kërkesë të tillë e kishte parashtruar gjatë periudhës kur po e merrte dozën e dytë të vaksinës antiCOVID, por që nuk i ishte lejuar.

Sipas tij, punonjësit shëndetësor e kanë njoftuar atë se atyre u është dhënë urdhër që një veprim i tillë të mos bëhet.

United Hospital

“Të dhënat e nivelit të autoriteteve shëndetësore botërore po tregojnë që imuniteti shtohet në këto raste shumëfishë ne krahasim me ata që e marrin dozat e njëjta. Edhe unë kur jam vaksinuar dozën e parë e kam marrë AstraZeneca dhe kur shkova të marr dozën e dytë kishte Pfizer por punëtorët shëndetësorë thanë se nuk kanë të drejtë t’i japin vaksinat e ndryshme,” – u shpreh infektologu.

Tolaj tutje iu bëri apel qytetarëve të vaksinohen.

“95% e të infektuarve po hospitalizohen dhe po vdesin në botë nga variant Delta janë ata që nuk e kanë kaluar infeksionin dhe nuk janë vaksinuar, për këtë arsye apeli im është që njerëzit të vaksinohen”,– u shpreh ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.