Togeri Ismet Hashani me 19 Bjeshkatar nga Kosova pushtojnë Himalajet e Nepalit
Dashuria ndaj bukurive, sfidave dhe aventurave të natyrës nuk kanë kufi për t`i përjetuar ato në mënyra të ndryshme. 20 bjeshkatarët nga Kosova të organizuar nga “Kosovo Mountain Club” dhe Adriatik Gacaferri, herë të parë një grup bjeshkatarësh nga shteti ynë pushtojnë majën Annapurna Base Camp të lart 4137 metra, në një teren tejet të vështirë dhe me plot sfida. Në mesin e këtyre bjeshkatarëve ishte edhe togeri e zëdhënësi i shërbimit policor të Kosovës të Rajonit të Gjilan, Ismet Hashani, anëtar i klubit “Alpin” të Gjilanit, i cili njihet me aktivitetin e tij duke u ngjitur në maja të larta e të papërshtatshme në çdo pjesë të Kosovës por edhe më gjerë.
“Ishte një ecje e bukur por shumë sfiduese, kemi bërë një rrugëtim mjaft të vështirë por jam i lumtur që me kolegët e mijë kemi arritur ta pushtojmë majën “Annapurna Base Camp” të Himalajeve të Nepalit te lart 4137 metra, e cila ishte një maje shumë e vështirë por për tri ditë pa ndërprerë kemi arritur ta pushtojmë duke vendosur flamurin e shtetit të Kosovës në këtë maje. Jam shumë i lumtur që të gjithë bjeshkatarët e Kosovës kemi arritur së bashku në këtë maje dhe të gjithë janë shëndosh e mirë, jam shumë krenar që isha pjesë e kësaj ekspedite që për herë të parë bjeshkatarët e Kosovës e pushtuam këtë maje”, ka për të ditur për ‘Rajoni Press’, togeri Ismet Hashani.
Ekspedita e bjeshkatarëve nga Kosova pritet të rikthehet në Kosovë pas ca ditësh./rajonipress/


