Eko Higjiena

Togerët e FSK-së e ndiejnë veten ushtarë!

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Me moton “Të dish, të jesh, të bësh”, ish-kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), tash në gradën e togerëve, shprehen të kënaqur që po i shërbejnë vendit.

Vegim Krelani, Ilir Beqiri dhe Fatlum Demiri, dikur ish-kadetë, tani togerë në FSK, kujtojnë sfidat dhe kënaqësitë që i kanë kaluar në atë fazë, mirëpo gjithmonë thonë se ky është vetëm fillimi. Kishin ushtruar me muaj të tërë, ndonjëri me pagesë e ndonjëri pa të, mirëpo asnjëherë, të hollat nuk ishin primare për ta. Ata thonë se testet e shumta që i kanë kryer me sukses, si testin e përgjithshëm atë të inteligjencës, ka bërë që në mesin e 500 konkurrentëve të përzgjidhen si më të mirët. Krejt këtë punë këta ushtarë të ardhshëm të Kosovës e kishin bërë më përkushtimin më të madh, pasi siç thonë ata, këtë profesion duhet që ta duash përndryshe më mirë të heqësh dorë.

Për Ilirin ëndrra për të qenë pjesë e FSK-së, kishte filluar që nga viti 1999, kur vëllai i tij kishte rënë dëshmor. Kjo kishte bërë që ai edhe më shumë ta dojë uniformën e TMK-së, pastaj edhe të FSK-së. Këta togerë pa marrë parasysh sfidat që do t’u dalin përpara, thonë se gjithmonë do të jenë në shërbim të së mirës së vendit.

Ndërsa për Fatlumin, ardhja në FSK e ka ndryshuar komplet. “Më ka zhveshur nga personaliteti”, thotë ai. “Dikur ndoshta edhe kam qenë më i ri, mirëpo kam dal natën, nuk i jam përkushtuar shumë gjërave elementare, mirëpo tash e shoh që gjithçka ka ndryshuar, daljet e natës i kam harruar, tani jam shumë më i përgjegjshëm, ndihem si një njëri tjetër”, thotë Fatlumi.

Ata thonë se FSK-ja u ofron atyre gjithçka

GRANDEMALL

“Duhet punë dhe vetëm punë, që të arrijmë sa më shumë në karrierë. FSK-ja na i ofron të gjitha mundësitë, na ka dërguar në trajnime jashtë vendit, kemi kryer fakultet fal FSK-së”, thotë ndërkaq, Vegimi. Në gjithë këtë motivim për punë, togerët kishin pasur edhe raste kur ishin demotivuar dhe të lodhur nga jeta siç e quajnë ata ushtarake. Për Fatlumin kishte ardhur një moment që i kishte thënë “stop” gjithë kësaj pune, mirëpo vullneti dhe dashuria për t’u bërë pjesë e FSK-së, nuk e kishte lënë të dorëzohet krejtësisht.

“Ka pasur raste kur jam lodhur shumë, sepse ka pasur shumë punë, kemi qenë duke përfunduar fakultet, njëkohësisht ushtrime intensive, dhe ka ardhur ai moment që kam thënë mjaft. Mirëpo prapë e kam marrë veten, pasi që e dua si profesion, dhe nuk lodhem me të asnjëherë”. E ndërsa Vegimi flet për “Javën e Ferrit”, që siç thotë ai, nuk do ta harroj kurrë. “Java e Ferrit, ka qenë vendimtare për ne, kemi pasur shumë punë, shumë angazhim, po gjithmonë e kemi mbështetur njëri-tjetrin se një ditë do t’ia dalim dhe besoj që ia kemi arritur qëllimit”, thotë Vegimi. Ndërsa, se ku këta togerë e shohin veten pas 5 apo 10 viteve, ata nuk mendohen gjatë dhe përgjigjen: gjithmonë në FSK, por vetëm me ndonjë gradë më të lartë.

Iliri thotë se “e shoh veten, në FSK, si oficer që ka bërë eksperiencë dhe që pret për sfida të reja për t’i shërbyer edhe më shumë vendit”.
Ndërsa në aspektin e përgjithshëm se sa FSK-ja ka arritur që t’i përmbushë kapacitetet e saj, Iliri thotë se gjithmonë ka vend për përmirësime.

“FSK-ja është në nivel të kënaqshëm, qoftë për zhvillime brenda vendit, por edhe bashkëpunime jashtë vendit, niveli është me atë të pritjeve…”. Kurse të pyetur se a e shohin FSK-në në një të ardhme të afërm si ushtri të vendit, ata thonë se edhe tani e “ndjejmë veten ushtarë”. Ata për gjeneratat e reja që dëshirojnë të bëhen pjesë e FSK-së, kanë edhe mesazhe. Vegimi thotë se këtë profesion duhet ta duash, përndryshe duhet të heqësh dorë. “Së pari duhet të duhet, kurrë të mos shikohet vetëm për përfitime, nuk ia vlen, sa për një rrogë, më mirë të mos i hyhet kësaj pune”, thotë Vegimi. Njësoj shprehen edhe Iliri dhe Fatlumi…(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.