Hidromorava

Toby Vogel tregon skenarin e mundshëm nëse refuzohet propozimi franko-gjerman

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Eksperti i DPC Global dhe njohësi i zhvillimeve politike që ndërlidhen me rajonin e Ballkanit Perëndimor, Toby Vogel ka folur për “Zërin e Amerikës” lidhur me takimin e 27 shkurtit që do të mbahet në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vucic, shkruan Gazeta Express.

Vogel ka thënë se në versionet që janë publikuar deri tani të propozimit franko-gjerman e që janë ende të pavërtetuara nëse janë autentike, del se zgjidhja bazuar në këtë plan mund të funksionojë në favor të Serbisë.

Kur e thotë këtë, Vogel përmend faktin se sipas planit franko-gjerman, Serbia nuk detyrohet që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“ Mendoj se është plotësisht e qartë se ka përparësi që janë më afër qëndrimit të Serbisë, e cila nuk është e detyruar të pranojë pavarësinë e Kosovës. Asnjë nga versionet e teksteve që dolën në publik nuk parashikonte njohjen e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur. Kjo është ajo që tregon pa mëdyshje se propozimi evropian duhet të jetë një lloj marrëveshjeje e përkohshme – sepse ai përfundimtar duhet të çojë në zgjidhjen e asaj çështjeje të veçantë. Kjo më çon në interpretimin se marrëveshja përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të arrihet nga të dyja palët për një kohë të gjatë ”, ka thënë Vogel, trasnmeton Express.

Uji Dea

Vogel ka folur edhe për mundësinë e refuzimit të propozimit franko-gjerman, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte një sinjal negative për aspiratat evropiane.

Ai thotë se nëse do të ndodhte diçka e tillë atëherë mund të shihet skenari i ngjajshëm me Qipron kur ndërkombëtarët do të largonin vëmendjen dhe pastaj do të duheshin vite për të rikthyer vëmendjen.

“ Vështirë se mund të shoh një skenar sipas të cilit palët në proces do të thonin se heqin dorë dhe se nuk duan të flasin më – dhe, nga ana tjetër, ndërmjetësuesit ndërkombëtarë të tërhiqen. Megjithatë, nëse kjo do të ndodhte – mendoj se skenari do të ishte i ngjashëm me Qipron. Diplomacia ndërkombëtare do ta largonte vëmendjen e saj në diçka tjetër dhe do të duheshin vite për të rikrijuar kushtet në të cilat palët do të merrnin pjesë në dialog me ndërmjetësimin ndërkombëtar ”, ka theksuar Vogel./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.