Hidromorava

Toby Vogel: Pa njohjen de facto të Republikës së Kosovës nga Serbia, Asociacioni nuk ka kuptim

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, konsideron se gjatë këtij viti nuk do të ketë përparim të dukshëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Vogel vlerëson se kjo po ndodhë për shkak të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i ndihmuar nga Bashkimi Evropian.

“Aleatët e tij perëndimorë e lanë të largohej nga “tentativa e pajtimit”, i cili më pas refuzoi për ta nënshkruar atë që është arritur deri me tani mes dyja palëve. “Me këtë ai ka shkelur “Marrëveshjen e Brukselit””.

ARKATANA

Vogël thekson se Qeveria serbe tashmë zyrtarisht edhe me shkrim e ka të deklaruar se kurrë nuk do të bëjë asgjë që mund të interpretohet si njohje de facto, kështu që është e qartë se “marrëveshja” e Vuçiqit është e pakuptimtë.

Sa i përket Asociacionit, ai thotë se pa njohje de facto, Kosova nuk duhet ta pranojë draft-statutin aktual, pasi shton se Asociacioni në këtë mënyrë nuk ka kuptim.

“Pikëpamja ime personale – edhe pse nuk më takon mua t’i them Kosovës se çfarë të bëjë, Prishtina nuk duhet ta pranojë draft-statutin aktual, për dy arsye. Së pari, vetë statuti është problematik, për shembull duke krijuar burime të drejtpërdrejta të financimit nga Beogradi tek Asociacioni, autoritetet komunale, duke anashkaluar Prishtinën, formalizojnë sistemin aktual. Së dyti, dhe më gjerësisht, pavarësisht nga thelbi i statutit, për Asociacionin u ra dakord në kontekstin e një marrëveshjeje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme normalizimi. Më shumë se një dekadë pas marrëveshjes së Brukselit, një marrëveshje e tillë normalizimi duket më e pakapshme se kurrë – në fakt, qeveria serbe ka deklaruar zyrtarisht dhe me shkrim, se nuk do të pranonte kurrë elemente që do të ishin domosdoshmërisht pjesë e një marrëveshjeje përfundimtare – ato elemente që nënkuptojnë njohjen faktike. Jashtë kornizës që çon në normalizim gjithëpërfshirës – pa njohje de facto e Republikës së Kosovës nga Serbia, Asociacioni nuk ka kuptim. Duke thënë këtë, mendoj se kryeministri Kurti mund të punojë më shumë për t’u treguar serbëve të Kosovës se e ardhmja e tyre qëndron në një Kosovë demokratike, multietnike, jo vetëm në retorikë, por në jetën reale”, ka thënë Vogel për në një intervistë për Telegrafin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.